Kur është koha e duhur për të ngrënë mëngjes?

spot_imgspot_img

Këshilla e ekspertëve rreth kohës se kur duhet të hani vaktin e parë të ditës.

Mëngjesi është pa kurrfarë dyshimi vakti më i rëndësishëm për shëndetin e njeriut.

Falë tij, organizmi merr energjinë dhe ushqyesit e nevojshëm për t’u përballur me sfidat e ditës.

Ky vakt është i rëndësishëm edhe për metabolizmin por si në çdo pikë të jetës, koha është gjithçka.

Ekspertët këshillojnë që vakti i parë i ditës duhet konsumuar brenda një ore nga zgjimi.

Nëse i përmbaheni këtij orari, do të vëreni një përmirësim të ndjeshëm të performancës fizike dhe mendore.

Për më tepër, ngrënia e mëngjesit në një orë të caktuar mund të frenojë edhe nepsin e darkës.

Darka ka tendencën t’i shëndoshë njerëzit sepse në mbrëmje, njeriu e ka të pamundur të djegë kalori.

Nga ana tjetër, nëse nuk dilni nga shtëpia pa ngrënë, rreziku i diabetit do të ulet.

Njerëzit që kryejnë aktivitet fizik duhet të hanë dy mëngjese.

Kjo do të thotë se përpara se të kryejnë aktivitet fizik, pra ecje apo në palestër të konsumojnë karbohidrate të shëndetshme.

Këtu përfshihen: frutat, tërshëra dhe patatja e ëmbël.

Këto ushqime përthithen dhe treten më lehtë dhe shërbejnë si burim energjie.

Pasi të keni përfunduar aktivitetin fizik mund të hani një mëngjes të dytë.

Ai duhet të përmbajë perime, proteina, yndyrna të shëndetshme dhe një sasi të vogël karbohidratesh.

Njerëzit që nuk janë gati të angazhohen me një vakt të tillë, mund konsumojnë ushqimet e mbetura nga mbrëmja e mëparshme ose të pinë një lëng të plotë me fruta dhe perime.

Ngrënia e mëngjesit është një zakon shumë i shëndetshëm.

Ai ndihmon përqendrimin në punë, zbut oreksin dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Parashikim argëtues për 12 shenjat — 30 gusht 2026 (dashuri, punë, mirëqenie)

Parashikim argëtues për 12 shenjat më 30 gusht 2026: një lexim i lehtë për dashuri, punë dhe mirëqenie që synon vetëm argëtimin e ditës suaj.

Si të ripërshtatni rrobat verore për vjeshtë pa blerje: ide praktike për stil dhe mirëmbajtje

Udhëzues praktik për të shndërruar pjesët verore në kombina vjeshte pa blerje: si të zgjidhni, riparoni, shtresoni dhe kombinoni ngjyrat në mënyrë të qëndrueshme.

Si t’i lani dhe t’i ruani rrobat e fëmijëve: këshilla praktike për familje të zënë

Udhëzime të qarta dhe të përgjegjshme për larjen dhe ruajtjen e rrobave të fëmijëve, me fokus te siguria ndaj kimikateve, parandalimi i aksidenteve dhe masat e para në rast helmimi.

Ruajtja dhe digitalizimi i fotografive familjare: si të skanoni, etiketoni dhe mbani koleksionet në siguri

Udhëzues praktik për të ruajtur dhe digitalizuar fotografitë familjare, me këshilla për skanim, etiketim, kopje dhe zgjedhje materiale të qëndrueshme.