Ku bëhet seks kur s’keni shtëpi apo banesë?

spot_imgspot_img

Jeni ende të rinj,  në fillim të lidhjes dhe gjëja e fundit që do të diskutonit është shtëpia. Llogaritë nuk dalin, ende herët për një vendim si ky dhe shtëpia…është hap i madh. Gjithsesi, dëshira për të qëndruar në intimitet me partnerin/en është e madhe dhe kështu duhet një çati e ngrotë! Si ja bëjnë çiftet që s’kanë një shtëpi tyren? Cilat janë vendet që duhen shfrytëzuar për pak kohë cilësore? Përveç hoteleve, hidhini një sy opsioneve më poshtë dhe frymëzohuni për takimin e radhës.

  1. Në shtëpi, kur mbetesh vetëm

Oh momente të lavdishme!  “Zemër, jam vetëm në shtëpi” – Nuk tha ai kurrë.

  1. Në zyrë/ kudo ku punon

Njëri ose tjetri e ka një ambient tek puna që nuk survejohet nga kamerat. Aty është një vend i bekuar, ku është mirë të kryesh aktin sublim të penetrimit.

  1. Tek shtëpia e shokut/ shoqes së ngushtë

Ai tingulli i ëmbël i zërit të shokut të ngushtë kur ju thotë se do ikë diku jashtë në fundjavë. Çelësat, ca çarçafë me vete dhe ja ku jeni të dy rehat si në shtëpinë tuaj, derisa zbuloni burimin e erës së çorapeve poshtë krevatit.

  1. Në makinë

Kur gjen cepin e duhur dhe jeni të dy të eksituar, seksi në makinë mund të jetë shumë pasionant, por duhet të jetë spontan, sepse ndryshe do ta mbani mendjen tek fakti që do të ishit shumë më rehat në krevat.

Burimi: Women’s Health

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

Çfarë është shtatzënia ektopike?

Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...