7.4 C
Priština
More

    Kjo është arsyeja pse nuk bëni gjumë në shtrat që nuk është i juaji!

    spot_imgspot_img

    A e kni bezdi gjumin në vende të panjohura? A rrotulloheni tërë natën dhe nuk mund të flini gjumë edhe pse bëhet fjalë për një hotel shumë luksoz? A qëndroni zgjuar tërë natën thjeshtë duke shikuar tavanin duke pritur agimin e mëngjesi?

    Ekziston një arsye për këtë. Gjithçka ka të bëjë me mënyrën se si është i lidhur truri ynë.

    Sipas një raporti nga Univerziteti Brown gjysma e trurit qëndron vigjilent kur përpiqeni të flini në një shtrat që nuk është i juaji, që nënkupton në një shtrat të huaj.

    Profesor i shkencave kognitive, gjuhësore dhe psikologjike, Yuka Sasaki ka thënë: “Ana e majtë e trurit është e prirur të qëndrojë më zgjuar se sa ana e djathtë”, duke përfunduar se ndoshta kjo mund të jetë arsyeja pse njerëzit kanë tendencë të ndihen të lodhur pas fjetjes në ndonjë vend të panjohur apo të ri.

    Sasaki dhe ekipi tij kanë studiuar modelet e valëve të trurit në rreth 35 studentë, duke i kushtuar rëndësi të veçantë aktivitetit të ulët apo të ngadalshëm të valëve të trurit, që shfaqet gjatë gjumit të thellë.

    Ata zbuluan se studenti gjatë natës së parë të gjumit në laborator kishte aktivitet shumë më të ulët të valëve në anën e djathtë të trurit në krahasim me anën e majtë. Pas natës së parë, diferenca u zhduk.

    Me fjalë tjera, kjo do të thotë se gjysma e majtë e trurit ishte më e zgjuar natën e parë dhe kishin të ngjarë të zgjoheshin nga gjumi se sa netët në vijim.

    Kjo mund të jetë arsyeja pse nuk jeni të rehatshëm gjatë gjumit në shtretër të huaj, madje edhe nëse bëhet fjalë për komoditetin më të madh që ju ofrohet.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...