16.1 C
Priština
More

    Kjo është arsyeja pse fëmijët duhet të lexojnë përralla

    spot_imgspot_img

    Përrallat janë tregime që janë transmetuar gojarisht për shekuj me rradhë, ndërsa sot për ne janë më të famshëm Vëllezërit Grimm të cilët kanë shkruar në gjysmën e parë të shek. nëntëmbëdhjetë.

    Disa nga përrallat më të famshme janë “Hirushja”, “Borëbardha dhe 7 xhuxhat”, “Maçoku në çizme” e kështu me rradhë. Këto janë përralla të publikuara nga vëllëzërit Grimm më vitin 1812 në një koleksion të quajtur “Tregime për fëmijë dhe familjen”.

    Përmes përmbledhjes së përrallave të Grimm nënkuptojmë tregimet për fëmijë, ndërsa përrallat e zanave i referohen diçka jo reale dhe që i takon botës imagjinare. Përrallat janë gjithashtu sinonim is ë bukurës dhe lumturisë, për shembull kur përshkruajmë se shtëpia është e bukur, apo kur përshkruajmë se tregimi ka një fund të lumtur.

    Në të vërtetë, përrallat jo gjithmonë japin skena dhe përmbajtje të bukura, përveç shtëpive përrallore, fytyra të bardha si bora, buzë të kuqe si gjaku, zana të mirëfillta, ka edhe pjesë të shëmtuar si për shembull princesha duhet të puth bretkosën – që është një sinonim i shëmtisë, apo në përrallën “Blubeard”, femra duhet të hap derën e ndaluar në dhomat e fshehta brenda së cilës gjenden skelete njerëzish e kështu me rradhë.

    Në një farë mënyre, përrallat nuk janë vetëm të mira, por jo edhe plotësisht jorealiste, pavarsisht se bretkosa mund të shëndrrohet në princ apo njerëzit në gurë, lepuj, korb e kështu me rradhë. Përrallat janë një burim i përhershëm frymëzimi për fëmijët dhe të rriturit, arsyet e të cilave do ti shohim më poshtë.

    Pse përrallat janë ‘evergreen’?

    Përrallat mund të identifikohen përmes shenjave dhe simboleve. Simbolet më të rëndësishme në psikologjinë e Jungut quhen arhetipe, të cilat i identifikon në përrallë. Për shembull arhetipi i nënës në përralla mishërohet si një nënë e mirë, gjyshe e mirë, magjistare e pabesë, njerkë e keqe. Arhetipi i mashkullit mishërohet si një hero, shpëtimtar etj. Ëilhelm Grimm, një nga dy vëllezërit Grimm, thotë se përrallat tregojnë në mënyrë figurative aspektin shpirtëror dhe mitik, përkatësisht atë që i takon psikologjisë primitive njerëzore. Edhepse përrallat mund të ndryshojnë nga kultura në kulturë, simbolet që shfaqen në përralla kanë kuptim universal, tema që flasin për zhvillimin e njeriut dhe raportet mes tyre.

    Pse përrallat janë të mira për fëmijët?

    Bruno Bettelhem, psikolog i njohur amerikan në librin e tij “Kuptimi dhe rëndësia e përrallave” thekson se përrallat mund ta thjeshtësojnë situatën si dhe njohurinë e fëmijëve me gjërat përreth. Për shembull ai përshkruan në mënyrë të qartë se ka karaktere të ndryshme njerëzish, duke e përshkruar me personazhe tipike si një vëlla budalla ndërsa tjetri i mençur, një motër me cilësi të plota ndërsa tjetra e mbrapshtë dhe përtace. Një prind mund të jetë i mirë ndërsa një tjetër jo i mirë.

    Përmes këtyre përshkrimeve, Bruno thotë se fëmijët e moshës parashkollore mund të zhvillojnë strukturat njohëse me realitetin, për të kuptuar praninë e cilësive të ndryshme, të mira dhe të këqija tek një person. Fëmija e identifikon veten me ndonjë personazh hero, duke ia marrë vetitë e mira dhe duke tentuar të adoptojë sjelljet e pëlqyeshme sociale duke ndikuar kështu pozitivisht në zhvillimin psiko-social të fëmijës. Fëmija mund të mësojë nga përrallat se një njeri mund të jetë i guximshëm, imagjinativ, pjesëmarrës, përson që e mban fjalën, që fiton në situate të ndryshme dhe që e mban fjalën. Në këtë kontekst, përrallat paraqesin një hapësirë ku fëmija takohet me tiparet njerëzore, gjërat që mund ti përkasin atij dhe gjithë njerëzimit, vlerat positive dhe negative.

    Përrallat janë frymëzuese dhe stimulojnë imagjinatën dhe krijimin artistik, janë një formë unike e artit. Tek fëmijët inkurajon zhvillimin e imagjinatës e cila parashikon sukses. Kështu, fëmija krijon besimin dhe hapësirën e tij për ëndërrimin e fitores, si dhe përgatitet për aktivitetet në botën e jashtme.

    Përrallat tregohen më mirë në formën e tyre origjinale, me të gjitha figurat stilistike të saj që e bëjnë një vlerë artistike. Përralla është pjesë e folklorit, vendtakim me të magjishmen, poetikën dhe emocionalen. Për shkak të simboleve të pasura, përrallat janë një inspirim i qëndrueshëm jo vetëm për fëmijët, por edhe artistë, shkencëtar dhe shumë shpirta tjerë kuriozë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...