6.8 C
Priština
More

    Këto janë disa nga arsyet pse çiftet që nuk postojnë foto në rrjete sociale janë më të lumtur

    spot_imgspot_img

    Ne do ju tregojmë më poshtë se pse shpesh gabojmë në gjykimet tona dhe arsyen pse çiftet që nuk postojnë janë më të lumtur.Jetojmë në kohë të çuditshme, ku për disa njerëz një status në rrjete sociale mund të ketë më shumë rëndësi sesa çfarë ndodh në jetën reale, shkruan “ABCnews”.

    Ne e vlerësojmë jetën e dikujt duke u bazuar në fotografitë që shfaqen në Facebook-un ose Instagramin e tyre.

    Ne do ju tregojmë më poshtë se pse shpesh gabojmë në gjykimet tona dhe arsyen pse çiftet që nuk postojnë janë më të lumtur.

    Nëse gjithçka shkon mirë në jetën e një personi, ata nuk do të gjejnë kohë ose arsye për ta shkruar atë në rrjete sociale.

    Nuk është se ata nuk bëjnë fotografi, si ata që postojnë, por thjesht nuk e shohin të arsyeshme t’jua provojnë të tjerëve.

    Duke postuar gjithçka në rrjete sociale, nuk ju bën më të lumtur. Lumturinë mund ta gjeni vetëm te personi që keni në krah. Për njerëzit që e kuptojnë këtë, postimi i vazhdueshëm në rrjete sociale është i pakuptimtë.

    Gjithashtu, njerëzit të cilët janë në një marrëdhënie vërtet të lumtur nuk kanë interes të përdorin njëri-tjetrin për ta provuar te të tjerët. Ata janë bashkë sepse duan të jenë, dhe nuk duhet t’ju interesojë për botën.

    Studiuesit kanë zbuluar se ata që nuk përdorin mediat sociale janë në përgjithësi më të lumtur se ata që i përdorin, sepse nuk e krahasojnë veten vazhdimisht me kolegët dhe miqtë e tyre.

    Të gjithë duken gjithnjë disi më të mirë ose më të lumtur. Ne shpesh harrojmë se gjithçka që ka rëndësi është jeta jonë reale, marrëdhëniet tona, përvojat tona dhe ndjenjat tona, dhe jo popullariteti në Internet.

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...