Këto gjëra mos i fshini nga partneri kurrë

spot_imgspot_img

Mund të mendoni se një gënjeshtër a një sekret i vogël s’do t’i prishte punë partnerit apo lidhjes suaj, por kujdes!

Ekspertët e marrëdhënieve thonë se ka disa gjëra delikate që s’mund kurrsesi t’ia fshehësh partnerit nëse doni një lidhje dhe më pas një martesë të shëndetshme.

Sëmundje me të cilat përballeni

Nuk është e shëndetshme, përveç të tjerave t’i fshihni partnerit një sëmundje nga e cila vuani. Nëse keni apo keni patur një problem shëndetësor dhe jeni të frikësuar nga reagimi i partnerit prandaj nuk ja thoni, mendoni gabim. I detyroheni njeriut me të cilin do të kaloni jetën të tregoheni i sinqertë.

Të ndash probleme të tilla që janë krejt normale ndihmon gjithashtu në përmirësimin e shëndetit aktual.

Si i shpenzon vërtet paratë

Ai duhet ta dijë nëse fiksimi më i madh i gruas së tij janë këpucët ose çantat, pasi vetëm kështu do të mund të shmangni ato sherret e papritura që vijnë kur zbulohen blerjet surprizë.

Me kë e kalon pjesën më të madhe të kohës

Nëse partnerit/es nuk i pëlqen grupi juaj shoqëror ju mund ta diskutoni këtë dhe të vazhdoni t’i takoni ato, por nëse e fshihni këtë fakt dhe filloni takoheni fshehurazi, ky po është një problem.

Një veprim i tillë tregon se ti nuk e merr për bazë mendimin dhe aprovimin e njeriut që ke në krahë.

Problemet që ke në punë

Duke ja fshehur debatet, streset dhe gjithçka tjetër që ty të mundon në punë partnerit, thjesht sa po i përkeqëson gjërat.

Situata do të qartësohet nëse ti i ndan problemet e punë me njeriun që ke më afër. E kundërta do të ndodhë nëse vijon t’ia mbash sekret. Përveç stresit të punës do të shtohet një tjetër shqetësim: lidhja!

Lidhjet serioze të së kaluarës

Mund të mendoni se s’po bëni asnjë gabim duke ja fshehur, por ja që pas 7 vitesh dashuria jote e shkuar shfaqet para jush dhe bashkëshortit s’do t’i pëlqejë fare po fare situata e krijuar.

Diskutojini me njëri tjetrin marrëdhëniet e shkuara, që nesër askush të mos surprizohet nga një vizitë apo telefonatë e ish-it.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Showbiz: Si të përgatiteni për një festival kulturor — ushqime praktike dhe snacks për familje

Udhëzime praktike për të përgatitur ushqime dhe snacks të thjeshta, të ndara dhe të respektshme për familjen para dhe gjatë pjesëmarrjes në një festival kulturor.

Pastrim dhe organizim: udhëzime praktike për të krijuar një kënd studimi për vetëm një fëmijë

Udhëzime praktike për të organizuar dhe pastruar një kënd studimi për vetëm një fëmijë, me fokus të veçantë në sigurinë nga kimikatet dhe menaxhimin e produkteve të pastrimit.

Flokët: Rutina e thjeshtë e kujdesit të trupit për flokë të fortë dhe lëkurë koke të shëndetshme

Udhëzime praktike dhe të thjeshta për një rutinë të përditshme që forcon flokët dhe ruan lëkurën e kokës, me sugjerime për verë, pishina dhe stilim pa dëmtime.

Femra: Si të përgatiteni për një festival kulturor — udhëzime praktike për veshje, ushqim dhe familje

Udhëzues praktik për gratë që planifikojnë të marrin pjesë në një festival kulturor: si të zgjidhni veshjen e duhur, të menaxhoni ushqimin dhe të përgatiteni me fëmijë, duke respektuar traditat dhe rregullat e organizatorit.