Këshilla për dobësim që secilit mund t’i ndihmojnë

spot_imgspot_img

Dieta ideale është ajo 80/20 që do të thotë, 80% të kohës konsumoni ushqim të shëndetshëm ndërsa 20% mund të kënaqeni në ushqimin tuaj të preferuar. Dy herë në javë jeni të lejuar të hani çfarë doni që ditët tjera t`a respektoni dietën. Hani shëndetshëm dhe ushtroni mirëpo ende nuk mund të injoroni urinë? Atëherë aplikoni këto këshilla deri në një formë më të mirë.

Zbrazni raftet

Nuk keni për të hedhur të gjitha ushqimet që i gjeni në kuzhinë. Nëse jeni në dietë, është mirë që raftet dhe frigoriferi të mbushen me ushqim të shëndetshëm – perime, humus, kos grek, fruta të freskëta … Qëllimi është që gjithmonë në shikim të parë të shihni ushqimin e shëndetshëm, ndërsa atë më të keq është mirë ta fshihni diku në pjesën e poshtme ose mbrapa.

Bëjeni gjumin mirë

Gjumi është tepër i rëndësishëm për jetë të shëndetshme dhe masë ideale. Flini më së paku 8 orë në ditë.

Konsumoni ushqimin e preferuar

Dietë ideale është një me rregullën 80/20. Kjo rregullë do të thotë se 80 për qind të kohës  ju hani ushqim të shëndetshëm, ushqime me kalori të ulët, dhe 20 për qind të mbetura mund t’i  gëzoni me ushqimin tuaj të preferuar…

Tejkaloni ushqimet e panevojshme

Hani të pastër. Salcë për sallatë, mëlmesat dhe deserti janë gjitha kalori të panevojshme. Ne e dimë se një hot-dog  pa mustardë, majonez apo keçap nuk tingëllon shijshëm, por në qoftë se ju doni të dobësoheni- atëherë sa për fillim lirohuni nga ato kalori.

Mos harroni se pse jeni duke u munduar

A ju kujtohen mendimet e para, menjëherë pas treningut të parë apo rrefuzimit të një pice? Shkruani çfarë ju motivoi në atë punë e më vonë kur t`i lexoni ju kujtohet qëllimi juaj. Kur keni vështirësi të arrini në trening apo të mos hani ushqime të dëmshme, kujtohuni pse jeni duke u munduar.

Kaloni urinë

Vazhdimisht ndiheni të uritur? Mundohuni të prisni 15-20 minuta para se të hidheni në ushqimin e parë që është afër. Njerëzit shpesh mendojnë se ata janë të uritur, dhe të në vërtetë janë vetëm të etur, ose të mërzitur. Pini një gotë me ujë, dilni në ajër të pastër, ose thjeshtë shkoni në një dhomë tjetër dhe shikoni TV. Ndryshimi i mjedisit është trik i testuar për luftën kundër urisë.

Ndryshoni recetat

Vetëm pse keni vendosur të dobësoheni nuk do të thotë të sakrifikoni ushqimet me shije të mirë. Në recetat e shëndetshme gjithmonë shtoni vaj të bimëve, hudhër, kanellë, biber që ushqimet të bëhen më të shijshme.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Argëtuese: Mbrëmje krijuese familjare me tregime dhe lojëra të bazuara në traditë — udhëzime praktike dhe bur

Udhëzues praktik për një mbrëmje krijuese familjare me tregime dhe lojëra të bazuara në traditë, me hapa për përgatitje, ide aktivitete dhe këshilla për burime të verifikueshme.

Dhoma‑e‑fjetjes: Dekor sezonale me ripërdorim — si të krijoni ambjent të ngrohtë me sende dhe tekstile familj

Si të transformoni dhomën e gjumit në një ambient të ngrohtë vjeshte duke ripërdorur tekstilet dhe sende familjare, me udhëzime praktike për pastrim, siguri dhe menaxhim të kimikateve.

Trupi-lekura | stil sezonal me rrobat që tashmë keni — si të theksoni lëkurën me shtresa dhe tekstura

Si të përdorni shtresat dhe teksturat që tashmë keni për të nxjerrë në pah lëkurën, duke përfshirë rol të flokëve dhe hapat e kujdesit për t’i mbajtur të shëndetshëm gjatë stinave me diell apo aktivitet në pishinë.

Intervistë: Nga ideja te prezantimi — hap pas hapi rrëfimi i zhvillimit të një projekti krijues

Një rrëfim praktik hap pas hapi për mënyrën si një projekt krijues shndërrohet nga një ide e thjeshtë në një prezantim publik — nga kërkimi dhe prototipimi te financimi, bashkëpunimet dhe dokumentimi.