’Gabimi i Mirelës’’, ‘’Mollaxhiu’’, ‘’Kush ka vajza, botën ka’’, ‘’Një jetë me ty’’…në qoftë se do të na duhej të rrëmonim më shumë në repertorin e Irma Libohovës, e sigurt që do të gjenim shumë më tepër se titujt e mësipërm. Gjatë këtyre 50 viteve në skenë, Irma Libohova i ka dhënë aq shumë muzikës dhe publikut shqiptar, këngë të cilat janë shkruar në kujtesën e çdokujt dhe zor se mund të harrohen lehtë. Mirëpo të bësh karrierë në një vend të vogël e të varfër si Shqipëria, nuk ka qenë kurrë e lehtë.

E ftuar ditën e shtunë në “Thumb“ këngëtarja e mirënjohur ka pranuar publikisht se i është dashur të kalojë shumë sfida gjatë karrierës së saj, duke filluar nga inatet mes kolegëve deri tek marrja borxh e veshjeve nëpër shoqëri.

“Asnjëherë s’kam dashur të dal me ato veshjet uniforme, gjithë standarte. Njëlloj ishin të gjitha, ishte e njëjta copë. S’kam dashur të jem njësoj dhe gjithmonë pa pikën e turpit kam kërkuar borxh. Mi jepnin sepse jam korrekte dhe i ktheja shpejt. E kujtoj me shumë dashuri domethënë, në disa shtëpi kur kam shkuar kam kërkuar dhe provuar me shumë dashuri m’ikanë dhënë. Dikush na referonte që kësaj i vijnë plaçka nga jastë shtetit. Se kemi qenë dhe më të lirë jo kaq të ngurtë sa sot”, ka treguar me shaka dhe nostalgji Irma.

kosovarja.ch