Përbërësit:

  • 200gr gjalpë i zbutur
  • 200 gr sheqer kaf
  • 3 vezë të rrahura
  • 200 gr miell
  • 1 lugë caji kanellë pluhur
  • 1 lugë caji sode bikarbon
  • 2 mollë të grira në rende
  • 300gr rrush i thatë

Pergatitja:

  1. Nxehim furrën në 180 gradë.
  2. Lyejmë me gjalp fundin e një tepsie për kek dhe e spërkasim me miell.
  3. Përziejmë mirë në një tas gjalpin me sheqerin, miellin, vezët, kanellën, baking powder, dhe mollët.
  4. Pasi ti kemi përzierë mirë shtojmë rrushin e thatë dhe përziejmë përsëri, me kujdes.
  5. E hedhim përzierien në tëpsi dhe e vëmë të piqet për 50 min-1 orë, ose deri sa nëse ngulim një kunjë dhëmbësh në qendër ajo del e pastër.
  6. E lëmë të ftohet dhe e nxjerrim nga tepsia.
  7. E dekorojmë sipas dëshirës.
Burim: kuzhinashqiptare
kosovarja.ch