Katër produkte natyrale për të trajtuar buzët e plasaritura

spot_imgspot_img

Për të qetësuar dhe ushqyer buzët e plasaritura aplikoni direkt në to produkte të tilla si këto.

Jemi në atë periudhë të vitit ku kujdesi për lëkurën nuk duhet të kufizohet vetëm tek blerja e produkteve kozmetike, të cilat shpeshherë nuk janë ato të duhurat apo kanë në përmbajtjen e tyre përbërës me veti kimike, por mbi të gjitha tek parandalimi dhe trajtimi në kohë i të gjitha problematikave të saj, shkruan “IconStyle”.

Ulja e temperaturave dhe ekpozimi në të ftohtë për një kohë të gjatë, mungesa e trajtimit të duhur dhe konsumi i ushqimeve acide janë disa prej shkaqeve që çojnë në shfaqjen e buzëve të çara.

Ka shumë mënyra natyrale për të trajtuar buzët e plasaritura. Disa prej tyre mund t’i gjeni edhe në kuzhinën tuaj. Për të qetësuar dhe ushqyer buzët e plasaritura aplikoni direkt në to produkte të tilla si:

Aloe vera: Xheli në brendësi të gjethes së aloe verës përmban vitamina, minerale, antioksidantë dhe anti-inflamatorë të cilat qetësojnë dhe rihidratojnë lëkurën e dëmtuar.

Vaj kokosi: Ky vaj lufton inflamacionin dhe ka veti zbutëse e qetësuese për lëkurën.

Mjaltë: Duke qenë shumë ushqyes, mjalti është një trajtim shumë i mirë për buzët e thata. Ai përmban gjithashtu veti antibakteriale dhe antioksidante të cilat parandalojnë infeksionet që ndodhin kur buzët janë shumë të thata ose plasaritura.

Çaj jeshil: I pasur në antioksidantë dhe minerale, çaji jeshil gjithashtu përmban polifenole të cilat reduktojnë inflamacionin. Zhysni një bustinë çaj jeshil në ujtë ngrohtë dhe masazhojeni tek buzët për t’i zbutur dhe larguar lëkurën e tepërt të thatë. Kjo teknikë është më e butë se sa eksfoljimi i zakonshëm.

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Travel: njëditësh familjar në Kosovë — shëtitje natyrore, piknik dhe atraksione të lehta

Një guide praktik për një ekskursion njëditor familjar në Kosovë: si të përgatiteni, çfarë të merrni me vete, ide për shëtitje natyrore dhe piknik të qetë, dhe këshilla për sigurimin e dokumenteve dhe doganat për udhëtarët nga Zvicra.

Këshilla‑shtëpiake: truket e organizimit për kuzhina të vogla — ruajtje dhe funksionalitet

Udhëzime praktike për organizim dhe ruajtje në kuzhina të vogla: si të ruani kimikatet, të maksimizoni funksionalitetin dhe të ulni rreziqet me zgjidhje të thjeshta dhe të sigurt.

Foshnja‑juaj: rutinë praktike për ushqimin dhe sigurinë gjatë drekës (6–12 muaj)

Udhëzues praktik për prindërit e foshnjave 6–12 muaj: si të përgatisni drekën, cilësinë dhe konsistencën e ushqimit, mbikëqyrjen për parandalimin e mbytjes dhe praktikat e higjienës.

Pandora: rutina të shkurtra për rikthim dhe hidratim të flokëve pas diellit

Udhëzues i shkurtër praktik për rikthim dhe hidratim të flokëve pas ekspozimit në diell, i bazuar në udhëzimet për të mbajtur trupin të ftohtë dhe të hidratuar gjatë ditëve të nxehta.