4.4 C
Priština
More

    ‚Kam filluar të eci para çdo vakti ushqimor – Ja çfarë ka ndodhur‘

    spot_imgspot_img

    Jam lloj i tillë i personit që kënaqet duke ecur pasiqë kam kaluar një kohë të gjatë në Manhatan, ku ecja vazhdimisht. Tani, si një gazetare që përshkruan udhëtimet, e kuptoj se ecja përqark është mënyra më e mirë për të njohur një vend të ri. Prandaj kur më pyetën se a do pranoja një angazhim i cili më kërkon që të ec përqark para çdo vakti për një muaj rresht, menjëherë pranova. Kur fillova të interesohem edhe për aspektin shëndetësor të punës sime të re, e kuptova se me vetëm 30 minuta në ditë ecje ulet mundësia për diabet 2, probleme të zemrës, tension të gjakut dhe depresion. Shkenca thoshte se ky aktivitet i imi do të ndryshonte mënyrën se si ushqehesha edhe atë, nëse kisha rritje të apetitit apo ulje të tij dhe ulje në peshë.

    Ja se si kalova këtë muaj në ecje.

    Orari im pësoi ndryshime të mëdha që nuk ishin aspak të këqija

    Para se të filloja me eksperimentin, gjëja e parë me të cilën filloja ditën ishin stërvitjet. Andaj duhej që të zgjohesha më herët që të kisha kohë të arrija duke ecur në palestër dhe të kthehesha poashtu në shtëpi. Gjëja tjetër që ndryshoi për mua ishin ecjet pas drekës sepse tani i bëj para drekës dhe ndjehem mrekullueshëm.

    Fillova t`i adhuroj perimet

    Isha e shokuar kur e kuptova se ecja para ushqimit nuk më bënte më të uritur, në fakt më ndihmonte të kontrolloj apetitin me vetëm 10 minuta ecje. Nuk e di a janë shkaktarë endorfinët, mirëpo ecja më ndihmoi që të kem gjendje më të mirë mendore dhe të preferoj ushqime si sallatat apo mish pule me perime.

    Edhepse në fillim fëmijët ngurronin, u shëndrrua në aktivitet argëtues familjar

    Vendosja e shëtitjes në orar ishte gjë e vështirë duke marrë parasysh faktin se më duhej të vrapoja pas aktiviteteve sportive të fëmijëve të mi. Prandaj vendosëm që shëtitjet t`i bëjmë bashkë dhe kjo gjë i ka bërë që edhe fëmijeve të ju rregullohet apetitin. Edhe aspekti shoqëror me përshëndetjet me njerëzit e komunitetit, njohtimi me lagjen ku jetonim, kishte një rol të veçantë.

    Nuk ndikoi në peshën trupore

    Edhepse rrallë herë humbja ndonjë shëtitje, numrat në peshore nuk ndryshonin për mua. Kjo gjë nuk më surprizoi pasiqë kisha filluar një regjim të rreptë të kufizimit të sheqerit, stërvitjeve të rregullta, shmangia e alkoolit, dhe mendoja se kisha arritur të stabilizohem. Gjithashtu pasiqë kuptova se do të filloj me eksperimentin me ecje, fillova të mos lëviz shumë në punë dhe të përdorja më shpesh transportin publik. Andaj edhe nuk ndryshova aspak në peshë.

    Normalisht, unë këtë eksperiment nuk e pranova për të humbur peshë por si një mundësi për të marrë ajër të pastër dhe për të detyruar fëmijët që të ecnin me mua, dhe ia dola në të dy pikat. Do të mundohem që ecjen para ushqimit ta bëj rutinë të zakonshme me fëmijët dhe t’ua mësoj dashurinë për ecjen edhe atyre./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...