1.6 C
Priština
More

    Ja pse është mirë të jeni të afërta me gjyshen tuaj

    spot_imgspot_img

     

    1. Këshillat e saja për bukurinë janë të thjeshta por efektive. Ju keni një rutinë përplot me produkte të shtrenjta në luftën për një lëkurë më të mirë. Gjyshja përdor vetëm sapun dhe ia arrin të duket mrekullueshëm.
    2. Ajo gjithmonë ju mbush me vetëbesim. Ndjeheni e rrezikuar në punë? Flisni me gjyshen, ajo ua përkujton se sa intelegjente dhe e vyeshme jeni. Keni filluar të urreni garderobën tuaj të vjetër? Flisni me gjyshen, ajo do ju tregojë se si ju posedoni stilin më mirë dhe githmonë dukeni ëmbël.
    3. Ajo e di se të qenit e depresionuar rreth ditëlindjes është gjë fëmijërore. Ajo është dëshmi e gjallë se ka gjëra shumë më tepër se ditëlindjet.
    4. Ajo ka urtësinë e moshës. Në këtë pikë të jetës së saj ajo ka përjetuar gëzim dhe pikëllim, andaj ajo e di se situatat që duken pa shpresë- tejkalohen.
    5. Ajo ua përkujton se prindërit tuaj nuk janë perfekt. Ndoshta nuk dakordohen me gjithçka çfarë bëni? Epo, edhe ata nuk ishin engjuj në moshën tuaj. Gjyshja juaj mund të ju tregojë historitë që t`a dëshmoni një gjë të tillë.
    6. Pa marrë parasysh çka, ajo do marrë anën tuaj. Në fakt ajo ende është e inatosur me vajzën që ju ngacmonte në foshnjore.
    7. Ajo posedon aksesorët më të mirë të qëmotshëm. Gjërat që ajo mbante dekada më pas me siguri që janë kthyer në trend, dhe asaj i pëlqen tejmase kur i sheh si i pëlqen gjërat e saja. Të kontrolloni dollapin e saj të murit është agëtuese për të dyja.
    8. Gatimi i saj është më i miri. Keni provuar recetat se saja dhe asgjë nuk ka qenë mjaftueshëm. Normalisht kur ajo është personi që përgatit ushqimin, ajo e di se nuk ngopeni lehtë.
    9. Ajo është përgojuese e mirë. Ajo është e sjellshme në shumë kontekste, mirëpo nuk e ka problem të ulet dhe të ju tregojë se çfarë në të vërtetë mendon për njerëzit.
    10. Mund të ju ndihmojë me pemën familjare. Ajo mund të ju tregojë për kusherinjtë për të cilët nuk e kishit idenë se ekzistonin.
    11. Ajo emocionohet shumë kur ju dëgjon në telefon. Mezi thërisni dikë në telefon këto ditë, mirëpo bëni përjashtim për gjyshen tuaj. Mund të dalloni entuziazmin që nga momenti që kap telefonin dhe menjëherë dëshiron të dijë gjithçka që ndodh në jetën tuaj.
    12. Ajo mund të mbajë mirë sekretet e juaja. Ajo ka tendencë të mburret me ju, kur keni lajme të mira ajo ua tregon të gjithëve. Mirëpo, nëse kërkoni ajo që të mbajë diçka sekrete, rrini rehat!
    13. Ajo është gjithmonë, gjithmonë, gjthmonë e gatshme për një përqafim!

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...