Ja emrat më të pëlqyer për fëmijë në Kosovë

spot_imgspot_img

Përzgjedhja e emrit është një nga pjesët më të bukura dhe më sfiduese për prindërit gjatë kohës kur ata presin ardhjen në jetë të fëmijës së tyre.

Kemi edhe raste kur prindërve përzgjedhjen e emrit ua bënë më të lehtë dëshira e tyre ose tradita familjare për të përtrirë emrat e anëtarëve të familjes, krysisht të prindërve të tyre të cilët nuk jetojnë më.

Sipas Agjensionit të Statistikave të Kosovës, trendi i emrave të përzgjedhur nuk dallon shumë në këto tre vitet e fundit. Listes i prijnë emrat ndërkombëtar, duke mos përjashtuar edhe një pjesë të atyre me kuptim fetar. Karakteristikë e gjithë kësaj janë emrat e shkurtër, të cilët tanimë veçse janë në krye të listave zyrtare të emrave.

Më poshtë janë paraqitur tabelat e trendit të emrave për vajza dhe djem në tre vitet e fundit në Kosovë, sipas ASK-së.

Tabela e emrave për vitin 2013

VAJZA

DJEM

Alea 154 Diar 122
Tuana 118 Amar 117
Erina 115 Leart 96
Sara 115 Omer 95
Suela 90 Dion 88

 

Tabela e emrave për vitin 2012

VAJZA

DJEM

Tuana 122 Leon 126
Alea 119 Dion 103
Suela 108 Diar 99
Anisa 102 Leart 95
Erina 100 Amar 94

 

Tabela e emrave për vitin 2011

VAJZA

DJEM

Sara 112 Dion 140
Tuana 110 Leon 135
Suela 107 Leart 89
Alea 104 Diar 86
Erina 103 Ensar 83

 

Duke bërë një krahasim të tabelave shihet mjaft qartë se emrat më të shpeshtë për vajza në këto tre vitet e fundi në Kosovë janë: Alea, Tuana, Erina, Sara, Suela dhe Anisa, ndëra për djem janë emrat: Diar, Amar, Leart, Omer, Ensar dhe Dion.

Po ashtu sipas ASK-së gjatë vitit 2013, numri më i madh i nënave që kanë lindur fëmijë, është i grup-moshave:

25-29 vjeç – 35.1% të lindjeve

20-24 vjeç – 24.2% të lindjeve

30-34vjeç – 23.9%, të lindjeve

grup-moshat tjera përbëjnë 16.8% të numrit të përgjithshëm të lindjeve.

Ndërsa mosha mesatare e femrave që kanë lindur fëmijë në vitin 2013, është 28.1 vjeç.

Ajo e cila vlenë të theksohet dhe vlerësohet është trendi në rritje i venjes së emrave shqiptarë. Ku për vajza më të shpeshtë janë emrat si: Era, Vlera, Vesa, Yllka, Aroma dhe Valëza, ndërsa për djem emrat si: Enis, Yll, Luan, Lum, Lekë dhe Drin.

 Praktikat jetësore na e kanë dëshmuar se cilado që të jetë zgjedhja juaj, në fund fëmija është ai i cili do ta ngrohë dhe do i jap kuptim edhe më shumë emrit të tij./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

Çfarë është shtatzënia ektopike?

Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...