5.3 C
Priština
More

    Ja çfarë mund të shërojë lakra e tharët

    spot_imgspot_img

    Nëse ju duhen edhe disa sqarime për të mbërritur në fucinë me lakër të tharët apo në kavanozë me turshi, atëherë jeni në vendin e duhur.

    Në dac besoni, në dac jo, sarma, lakra e dasmave, sallata dhe të tjera ushqime nga lakra e tharët nuk janë vetëm një ushqim i rëndë dimri. Përkundër asaj që bën cudira kundër plogështisë, lakra e tharët e ka fuqinë të na mbajë larg nga shtëpitë e shëndetit!

    Hulumtuesit nga Kembrixhi kanë zbuluar se lakra e tharët, sikurse turshitë apo jogurti, përmban një balans të vërtetë të bakteries së shëndetshme probiotike. Konsumimi i rregullt i ushqimeve të fermentuara mund ta parandalojë kollën dhe të parandalojnë ftohjen, gripin, alergjinë, madje edhe diabetin.

    Rreth 75 për qind të qelizave imunologjike gjenden në zorrët tona. Ushqimet e fermentuara ndihmojnë në shumimin e bakterieve që e forcojnë imunitetin, kështu që mund t’i ndihmojë të gjithë ata që luftojnë me kollën dhe ftohjet. Kështu që ato mund të bëjnë cudira për njerëzit që kanë probleme me gazrat dhe jashtëqitjen – sqarojnë mjekët.

    Njerëzit qëmoti kanë ditur për fuqinë e fermentimeve, përkatësisht thartimit të ushqimeve, prandaj cdo cep i planetit ka specialitetet e veta. Te ne janë të njohura lakra e tharët dhe turshitë, në Francë djathi buxha, në Kaukaz kefiri…

    Mjekët për një kohë të gjatë kanë qenë skeptikë lidhur me mjekësinë popullore, para së gjithash për shkak të pamundësisë së fitimit të një cilësie të njëjtë secilën herë nga këto produkte. Poashtu kanë qenë dyshues edhe për shkak të numrit të llojeve të bakterieve që mund të gjenden në këto ushqime, kanë pasur frikë se mos janë të prishura ato ushqime. Megjithatë tanimë edhe ata e kanë kuptuar se shumë më e shëndetshme është të pihet jogurt e të hahet lakër e tharët sesa të merren probiotikë në tableta. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...