Injektimi apo fryerja e buzëve të vaginës: Trend i ri që po na mahnit të gjithëve!

Trajtimi i ri që ju bën të kryqëzoni këmbët nga frika… Uh sa e dhimbshme duket!

Kaloi trendi i mbushjes së buzëve. Trendi i fundit që po na kapolon është mbushja apo fryerja e buzëve vaginale. Po, përveç labiaplast, që nënkupton kirurgji plastike e buzëve vaginale, trendi i fundit ka të bëjë me injektimin e mbushjes në labian tuaj (buzët e vaginës) pa ndërhyrje kirurgjike.

Po, femrat janë duke shpenzuar shuma të majme të hollash për të bërë vaginat e tyre të duken më rinore dhe të freskëta. Por, pyetja është, pse? Dhe si realizohet kjo teknikë?

Me kalimin e moshës, sidomos gratë pas menopauzës, si rezultat i humbjes së estrogjenit mund të ndikojë që vagina e tyre të thahet dhe rrudhet në zonën delikate të buzëve. Në thelb, ashtu si pjesët tjera të trupit, humbet elasticiteti dhe tonifikimi me kalimin e moshës. Pjesa dhjamore që është e pranishme në buzët dalëngadalë fillon të zhduket dhe lëkura rrudhet, gjë që bën të duket më e sheshtë.

Si realizohet ky trajtim i injektimit apo mbushjes vaginale?

Gjatë procedurës, përdoret një pipëz e hollë e cila ka një vrimë që përdoret për të marrë pjesën dhjamore në kofshët e brendshme ose në stomakun e pacientit. Pastaj, kjo pjesë dhjamore transferohet në buzët e vaginës për t’i mbushur apo plotësuar ato. Dhe, meqenëse ju plotësoni hapësirën me të njejtin material natyral (pjesën dhjamore), në fakt edhe buzët duken mëse të natyrshme. Për më tepër, ndryshe nga injektimi për mbushje të fytyrës, këto injektime mendohet se janë permanente apo të përhershme.

“Përfitimi nga injektimi i buzëve vaginale është se përdoret pjesa dhjamore nga vet pjesa e trupit të pacientit në fjalë, me të vetmin qëllim për të shtuar volumin e një pjese të trupit që rrudhet me kalimin e kohës”, sqaron kirurgu plastik Jennifer Walden. Ky trajtim bën që buzët të duken më rinore dhe të freskëta, qysh në moshën tuaj të re, dhe se pjesa dhjamore e injektuar në to, ndikon që të duken më të buta dhe natyrale.

Procedura në fjalë zgjat vetëm 30 minuta dhe koha e rikuperimit të pacientit është minimale. Kështuqë, ju thjeshtë mund të bëni një trajtim të tillë gjatë pauzës së punës, pa u vërejtur dhe pa ju marrë kohë, apo jo? Të themi secila femër mund ta provojë për vete!!!

kosovarja.ch