7.5 C
Priština
More

    Horoskopi javor

    spot_imgspot_img

    DASHI (21.03. – 20.04.)

    Puna: Planifikoni punë dhe veprime të reja dhe ndikoni shumë në rrethin tuaj. Vetëbesimi dhe trendi pozitiv të cilin e përcillni ju krijon rast të shkëlqyeshëm për avancim të shpejtuar afarist dhe për afirmim të ri. Në fillim të javës pritni një energji plotësuese kreative, mundësi të mira dhe përmirësim të kushteve. Nga fundi i javës do të keni takime të rëndësishme. Do t’ju shoqërojë “faktori i fatit”, mirëpo tregoni që keni vullnet të mirë dhe ide të vërteta për suksese afatgjata.

    Shëndeti: Kujdes nga lëndimet.

    Dashuria: Veproni shumë në mënyrë tërheqëse dhe jeni i inspiruar për rol të ri emocional. Ngjarjet e reja do të fusin një shqetësim të lehtë në jetën tuaj familjare apo dashurore. Nën emocionet e fuqishme shpesh ndryshoni humorin. Mirëpo, vala e emocioneve të zjarrta paraqet rrugën drejt lumturisë së përbashkët. Keni bindjen se lehtë bëni për vete persona të ndryshëm të cilët zgjojnë kujdesin tuaj emocional. Nëse jeni i ri apo i lirë, kënaquni me takimet e reja.

    DEMI (21.04. – 21.05.)

    Puna: Dëshironi ta avanconi karrierën tuaj, mirëpo dinamika afariste ju imponon edhe probleme të reja me bashkëpunëtorët. Strategjinë që po e aplikoni në fund sjell rezultate pozitive në planin financiar dhe në atë personal. Këto ditë, ju presin takime të dobishme të cilat paralajmërojnë perspektivë të mirë në punën tuaj.

    Shëndeti: Po ndiheni të rraskapitur. Lejoni vetes një pushim.

    Dashuria: Ngjarjet e reja emocionale fusin shqetësim të lehtë në humorin tuaj. Dikush te ju zgjon “mendime të magjishme”. Përpiqeni që të arrini balancimin midis mendimeve dhe ndjenjave, por e pamundur pa praninë e dikujt tjetër. Kënaqësitë e vogla janë rruga drejt lumturisë së madhe, por vetëm në ndërthurje reciproke të mendimeve dhe ndjenjave. Duhet të bisedoni me partnerin tuaj për planet e përbashkëta. Në dashuri nuk duhet të luhet “roli i gabuar”, duke pritur që të mbroheni nga zhgënjimet. Tregoni partnerit tuaj se gjithmonë ekziston rruga më e bukur drejt lumturisë së përbashkët. Fatmirësisht, “ëndrrat tuaja dashurore” mund të realizohen.

    BINJAKËT (22.05. – 21.06.)

    Puna: Dëshironi të avanconi pozitën tuaj afariste dhe synoni drejt perfeksionimit tuaj, mirëpo gjasat afariste dhe financiare varen nga situata që e imponojnë bashkëpunëtorët dhe eprorët tuaj. Aftësia Juaj për të vërejtur mirë dhe shkathtësia e përshtatjes së shpejtë me kushtet e reja do t’ju shpërblehen. Nga fundjava ju presin rezultate të mira për perfeksionim të mëtejshëm.

    Shëndeti: Jeni duke u ndier i lodhur. Keni nevojë për një pushim të mirë.

    Dashuria: Keni bindjen se në jetën tuaj dashurore ballafaqoheni me krizë kaluese. Partneri ju bën me dije se pret marrëveshje të përbashkët. Provoni që t’i zgjidhni dilemat tuaja të brendshme. Ju duket se partneri nuk ka mirëkuptim të mjaftueshëm. Jeni të prirë shpesh të hidhëroheni dhe ta provokoni partnerin. Mungesën e optimizmit plotësojeni me argëtime të jashtme. Bëhuni i durueshëm dhe “i mençur” në pritjen e zgjidhjes. Është e mundshme romanca dashurore, por vetëm në “pikëpamje tjetër”. Nga fundi i javës ju presin ndryshime pozitive. Partneri do t’u bindet dëshirave tuaja. Është e mundshme që të njihni një person atraktiv, i cili do t’i plotësojë kriteret tuaja.

    GAFORRJA (22.06. – 22.07.)

    Puna: Angazhimi në fusha të ndryshme lë përshtypje të mirë në njëfarë mase. Angazhohuni që të jeni i informuar për të gjitha kombinimet profesionale. Verifikoni kriteret që ndikojnë në bashkëpunimin afarist. Bëhuni më këmbëngulës në qëllimet tuaja. Mbështetuni në “logjikën e shëndoshë” dhe në përkrahjen që e keni nga bashkëpunëtorët. Nga fundi i javës, pranojeni ofertën e cila nënkupton investime të përbashkëta.

    Shëndeti: Shkoni me pushime, largohuni nga jeta e përditshme, bëhuni dembelë ose bëni diçka për të cilën normalisht nuk keni kohë!

    Dashuria: Në inspirimet e kohëpaskohshme bëni jetë aktive shoqërore. Megjithatë, interesimi juaj emocional për personin e caktuar nuk është afatgjatë. Nuk dëshironi lidhje emocionale dhe bëni justifikime të shumta, për të arsyetuar humorin tuaj të çuditshëm. Ju imponohet mendimi se gjendeni para syve kureshtarë. Kualitetin të cilin e arrini nga lidhja dashurore paraqet fatin intim dhe ndikon pozitivisht në vetëbesimin tuaj.

    LUANI (23.07. – 22.08.)

    Puna: Shpesh gjendeni në qendër të ngjarjeve kryesore afariste. Ruajeni qetësinë e shpirtit, që t’i zgjidhni dilemat e ndryshme që ju përcjellin. Në ditët e para të javës është e nevojshme që t’i plotësoni obligimet tuaja të rregullta. Nga fundi i javës kini kujdes ndaj stilit tuaj afarist.

    Shëndeti: Vraponi, ushtroni me pesha, punoni në kopsht, në mënyrë që të djersiteni dhe të lodheni, do t’ju sjellin lehtësim dhe qetësi.

    Dashuria: Gjendeni në rrethana të shkëlqyeshme që të realizoni harmoninë e jetës së përbashkët apo të dëshirës dashurore. Ndieni nevojën që t’i zmadhoni disa ngjarje në rrethin familjar ose në raport me personin e dashur. Fatmirësisht, stili juaj i dashurisë është shumë sfidues ndaj partnerit. Keni rastin të dëgjoni komente pozitive për pamjen apo sjelljen tënde. Ju kënaqin simpatia dhe kujdesi emotiv i dikujt. Personi i cili ju pëlqen, ju bën me dije se preferon marrëdhënie harmonike apo lidhje të flakët. Nëse jeni i ri apo i lirë, dëshironi romancë të re dashurie. Kënaquni me sfidat dashurore, por të jeni mjaft i sinqertë në shfaqjen e ndjenjave tuaja.

    VIRGJËRESHA (23.08. – 22.09)

    Puna: Kohë pas kohe jetën tuaj afariste e përshkojnë ngritje të befasishme dhe situata kaluese stagnimi, gjë që shter forcën dhe energjinë kreative. Meqenëse jeni personi i cili kujdeset edhe për interesat materiale, vështirë mund të pajtoheni me situatën kur dikush i përkufizon kërkesat tuaja afariste.

    Shëndeti: Ndiheni mirë dhe keni mjaft energji për t’i përballuar të gjitha sfidat.

    Dashuria: Gjithnjë e më shpesh në jetën dashurore veproni me kënaqësi. Ju kënaq trajtimi të cilin e keni në shoqëri të personit të dashur. Dëshironi që të kristalizoni ndjenjat dhe t’i orientoni pritjet tuaja emocionale. Keni mjaft forcë vetëm kur me ju gjendet personi me mendime, emocione apo inspirime të njëjta. Shenjat e kujdesit apo të butësisë të cilat i tregon partneri i dashur, fusin ndjenjën e afërsisë në jetën tuaj të përbashkët. Nëse jeni i ri apo i lirë, keni rastin e shkëlqyeshëm që të realizoni kontakte të shumta emocionale. Në fundjavë ju presin raste të reja të dashurisë. Romanca nganjëherë është e çuditshme, por pa këmbimin e sinqertë të ndjenjave ajo humbë vlerën dhe kuptimin e vet.

    PESHORJA (23.09. – 22.10.)

    Puna: Gjendeni në rrethana të shkëlqyeshme që të realizoni një sërë qëllimesh të dobishme apo të pranoni bashkëpunimin me një person “me ndikim”. Veproni me vendosmëri dhe dëshironi që shpejt të realizoni suksesin publik, afarist dhe shoqëror. Këtë vajë kini mundësinë e avancimit të gjerë profesional.

    Shëndeti: Forconi trupin tuaj me lëvizje, dietë të ekuilibruar dhe pushim.

    Dashuria: Keni dëshirë që ta tejkaloni “krizën emotive” nëpër të cilën kaloni dhe gjendeni para vendimit të ri, që doni t’ia kumtoni partnerit. Nganjëherë nuk është e lehtë të realizonin balancimin midis arsyes dhe ndjenjave. Partneri shpreh pakënaqësinë dhe provon që t’ju bindë në mënyrën tjetër të mendimit. Përkrahja e miqve gjithmonë ndikon pozitivisht në humorin tuaj. Dilemat emocionale janë të mundshme të zgjidhen, por me durim dhe me kohë. Nëse jeni i ri apo i lirë, takimet dashurore ndikojnë si “zëvendësim” me disa dëshira të parealizuara që i keni.

    AKREPI (23.10. – 22.11.)

    Puna: Në punë nuk priten ndryshime. Por duhet të tregoheni më pozitivë, sepse pesimizmi mund t’ju bëjë të shikoni vetëm anët negative të jetës. Shpesh e merrni rolin aktiv në vendime të rëndësishme apo lidhur me investimet financiare. Mundoheni që t’i përfundoni të gjitha obligimet e mëdha deri në fundjavë.

    Shëndeti: Nëse flini keq, ndryshoni rutinën tuaj, bëni aktivitete nëpërmjet të cilave do të kanalizoni më mirë dhe ekuilibroni nivelin tuaj të energjisë.

    Dashuria: Gjithnjë e më shpesh ndieni notën romantike në humorin tuaj dhe keni nevojë të madhe për harmoni dashurore. Kënaquni me gjëra të bukura dhe lejoni vetes emocione të vërteta. Nëse jeni i ri apo i lirë ju presin takime të shumta apo aventura të pazakonshme dashurore në të cilat do të kënaqeni. Është me rëndësi që të jeni mjaft aktiv dhe t’u përgjigjeni thirrjeve interesante që arrijnë nga anë të ndryshme. Romanca është kënaqësi e magjishme, por pa sinqeritet ajo humbë vlerën dhe kuptimin e saj. Do t’ju duhet të gjeni një zgjidhje kompromisi, në mënyrë që të mos vijë deri te ftohja e raporteve me partnerin tuaj. Bëni një hap ndryshe që ta shpëtoni partnerin.

    SHIGJETARI (23.11. – 21.12.)

    Puna: Jeni shumë energjik në qëllimet tuaja, por nuk mundeni njëkohësisht të angazhoheni në disa fusha dhe t’i përcillni të gjitha ngjarjet aktuale në skenën afariste. Këtë javë ju presion raste të mira që të shtoni të ardhurat tuaja financiare. Nga fundi i javës, është e mundshme “kriza” kaluese financiare.

    Shëndeti: Ndani më shumë kohë për të pushuar dhe për t’u qetësuar, keni nevojë që t’i mbushni bateritë.

    Dashuria: Nganjëherë në dashuri silleni sikur çdo gjë është e mundshme. Keni bindjen që në sigurinë tuaj emocionale më së miri ndikojnë disa situata mirë të planifikuara. Mirëpo, në fund do të bëni atë që e ndieni në zemër. Nëse jeni i ri apo i lirë, theksojeni stilin e joshjes, por ruajini edhe masën e shijes. Mundohuni që t’i respektoni ndjenjat dhe emocionet e dikujt tjetër. Është koha për të bërë spastrimet e nevojshme sentimentale, jepini fund një historie që nuk po funksionon. Një ofertë goxha romantike mund t’ju trokas në dyer gjatë këtyre ditëve.

    BRICJAPI (22.12. – 20.01.)

    Puna: Jeni aktiv në fusha të ndryshme dhe i pranoni sfidat e reja afariste. Megjithatë, mos lejoni t’ju preokupojë puna më shumë se që është e nevojshme. Këto ditë duhet ta përfundoni punën e cila do t’ju sigurojë përparësi të caktuara dhe efekt afatgjatë. Nga fundi i javës ju presin lehtësi profesionale dhe ndonjë formë e mirënjohjes publike apo avancimi në shkallën afariste.

    Shëndeti: Praktikoni meditimin, shëtitni dhe kontrolloni peshën tuaj.

    Dashuria: Kohë pas kohe kaloni nëpër faza të ndryshme të humorit, por qartë e shfaqni nevojën për ndjenjën më të madhe të afërsisë, besimit dhe përkrahjes emotive. Ndieni pasiguri emocionale, ndonëse partneri me këmbëngulje provon t’ju bindë që të merrni vendim të ri. Mirëpo, ju mungojnë vullneti i mirë dhe vendosmëria. Keni bindjen që personi i dashur po shfrytëzon me mjeshtëri “mënyrën e tërthortë” për t’i realizuar qëllimet e veta. Vullneti i mirë, butësia apo kujdesi, paraqesin përgjigjen më të mirë ndaj dilemave të përbashkëta. Nëse jeni i ri ose i lirë, pranoni shoqërimin e dikujt. Romanca duhet me kujdes të trajtohet. Pa përkrahje dhe sinqeritet të përbashkët ajo humbë fuqinë dhe domethënien e vet.

    UJORI (21.01. – 19.02.)

    Puna: Dukeni shumë të brengosur për shkak të statusit afarist dhe nuk dëshironi të pajtoheni me standardet e njohura që sundojnë në rrethin tuaj. Kërkoni mënyrën më efikase të veprimit që të avanconi pozicionin tuaj afarist. Nga dita e sotme, do të nxisni forma të zgjeruara të bashkëpunimit, që të zgjidhni drejt disa çështje pronësore, juridike dhe statusore.

    Shëndeti: Provoni që të relaksoheni duke u angazhuar në sferën e artit.

    Dashuria: Në dashuri aktualisht kaloni nëpër faza të ndryshme të humorit. Kohë pas kohe keni bindjen sikur ju është e mundshme çdo gjë. Dëshironi emocione të ndryshme, ndërsa ngjarjet e reja në dashuri ndikojnë shumë këndshëm. Dëshironi t’i realizoni qëllimet tuaja në dashuri apo t’i tejkaloni kufizimet e deritashme në marrëdhënien e përbashkët. Nëse keni filluar ndonjë lidhje “të fshehtë”, janë të mundshme ndryshime të befasishme. Persona e lirë nuk do të kenë shumë raste për lidhje serioze, por kjo nuk i pengon ata të zgjedhin partnerin, të cilit gradualisht do t’ia pushtojnë zemrën.

    PESHQIT (20.2 – 20.03.)

    Puna: Optimizmi dhe qetësia do të jenë aleatët tuaj më të mirë në marrëdhëniet që vendosni me të tjerët. Një takim i papritur do t’ju tërheqë vëmendjen dhe interesin. Nga dëshira që të arrini rezultate të suksesshme jeni të gatshëm t’i tejkaloni mundësitë tuaja profesionale dhe standardet e caktuara. Në fundjavë, ju presin rezultate të suksesshme dhe lehtësi të caktuara.

    Shëndeti: Përdorni forcën tuaj për të shmangur mbingarkesën dhe lodhjen.

    Dashuria: Rrezatoni energji pozitive dhe dukeni shumë i dalldisur para personit të afërt. Nganjëherë në dalldinë emotive mendoni se çdo gjë është lehtë e realizueshme. Pasionet e theksuara në intervale të gjata mund të jenë shumë “intriguese” për marrëdhënien tuaj me partnerin. Është me rëndësi që emocionet, pasionet dhe impulset t’ua dedikoni kënaqësive të përbashkëta. Mos u bëni tepër ”provokues”, sepse partneri me siguri meriton kujdes dhe përkrahje më të madhe. Në fundjavë ju presin risi në dashuri. Në harmoni me temperamentin apo statusin tuaj përgjigjuni sfidës më të bukur – nuk ka arsye të dyshoni në “fatin tuaj” të dashurisë.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...