6.3 C
Priština
More

    Horoskopi javor

    spot_imgspot_img

    Dashi

    Do keni ide shumë të mira gjatë kësaj jave dhe po patët dëshirë mund të bëni gjëra vërtet të mëdha. Në përgjithësi do jeni të rrethuar nga njerëz pozitivë.

    Gjendja e financave do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Do të mund të keni edhe tronditje te forta.

    Gjendja shëndetësore ka për të qenë e shkëlqyer. Do ndiheni plot energji e dinamizëm.

    Demi

    Edhe pse do të ju dalin pengesa dhe mund të rrëzoheni, këtë javë duhet të dini të ringriheni. Askush nuk i ka gjërat e thjeshta në jetë, por lum ata që nuk dorëzohen.

    Financat do jenë më shumë të trazuara sesa të stabilizuara. Nëse nuk e organizoni dot vetë këtë sektor kërkoni ndihmë nga specialistët.

    Gjendja shëndetësore do jetë më e mirë. Do të keni energjinë që do të ju nevojitet.

    Binjakët

    Asgjë nuk do të ju shkojë ashtu si e kishit menduar gjatë kësaj jave.

    Gjendja financiare do të jetë e mirë ditët e para dhe të fundit. E mërkura dhe e enjtja do jenë delikate dhe mund të përballeni me vështirësi të vogla.

    Shëndeti do të vijë dita ditës duke u përmirësuar. Nuk do jeni me nervoze si më parë, përkundrazi qetësia do të mbizotërojë dhe nuk do të keni shqetësime aspak.

    Gaforrja

    Kjo javë nuk do jetë perfekte për ju, megjithatë pas datës 16, Hëna do ju ndihmojnë të merrni frymë më lirisht.

    Financat duhet t’i menaxhoni me diplomaci dhe kujdes në mënyrë që të mos keni probleme.

    Shëndeti fatmirësisht do jetë më i mirë se disa kohë më parë dhe nuk do keni as shqetësimin më të vogël.

    Luani

    Hëna do sjellë forcë, ambicie dhe kurajë gjatë kësaj jave. Nuk do dorëzoheni lehtësisht përballë sfidave.

    Financat nuk duhet t’i lini pas dore sepse situata mund të marrë tatëpjetën dhe zor se mund të përmirësohet shpejt.

    Gjendja shëndetësore do të jetë e shkëlqyer. Do jeni në formë të shkëlqyer në çdo moment.

    Virgjëresha

    Ka mundësi që të jeni më nervozë gjatë kësaj jave dhe më të paduruar. Kjo do ju çojë shpesh drejt gabimeve.

    Në planin financiar duhet të mendoni vetëm si t’i përmirësoni të ardhurat. Po menduat të ndihmoni të tjerët keni për të pasur probleme serioze nga të cilat nuk do dilni dot.

    Shëndetin nuk duhet ta lini pas dore sepse situata mund të marrë tatëpjetën dhe zor se mund të përmirësohet shpejt.

    Peshorja

    Këtë javë duhet të jeni shumë të kujdesshëm dhe të mos hidhni asnjë hap të gabuar.

    Në planin financiar asgjë nuk do shkojë si ju keni menduar. Problemet do jenë të mëdha dhe të njëpasnjëshme.

    Për fat të mirë shëndeti do jetë më i qëndrueshëm. Nuk do keni shqetësime serioze.

    Akrepi

    Gjatë kësaj jave do të ju ndriçohet çdo gjë dhe do e shihni realitetin ashtu si është.

    Në planin financiar do reflektoni me kujdes para se të hidhni çdo lloj hapi dhe kjo do bëjë që të mos keni tronditje.

    Shëndeti do ketë probleme të vogla. Ditët e para do të keni shqetësime nga barku dhe nga shpina.

    Shigjetari

    Kjo javë do të jetë e magjishme dhe e mbushur me risi. Çdo çast do të jetë i përkryer.

    Në planin financiar është momenti të këshilloheni me specialistë që të mos keni të papritura. Mos u tregoni mendjemëdhenj e kokëfortë.

    Shëndeti do jetë disa ditë i mirë e disa ditë jo i qëndrueshëm. Nuk keni si t’iu shpëtoni virozave.

    Bricjapi

    Po nuk u treguat të matur dhe të logjikshëm gjërat mund të marrin tatëpjetën këtë javë.

    Buxhetin mbajeni gjithë kohës nën kontroll pasi shumë shpejt do të keni nevojë jetike për para.

    Për shëndetin do të kujdeseni mjaft dhe gjendja do vazhdojë të mbetet e stabilizuar. Nuk do keni shqetësime nga asnjë organ.

    Ujori

    Javë e zakonshme dhe pa probleme serioze.

    Buxheti nuk do jetë aspak i keq nëse shpenzoni me kursim dhe maturi. Po u treguat të pamatur situata do marrë tatëpjetën.

    Shëndetin duhet pasur më në kujdes se asnjëherë më parë. Do keni dhimbje barku, probleme me stomakun dhe me zorrët.

    Peshqit

    Përgatituni për një javë të mbushur me emocione të forta.

    Buxheti nuk do jetë i keq, kështu që nëse shpenzoni me kursim dhe maturi gjendja mundet edhe të përmirësohet pak nga pak.

    Shëndetin duhet ta keni më tepër nën kujdes. Shmangni alkoolin, acidet, të kripurat dhe pikantet.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...