DASHI (21. 03. – 20. 04)

Puna: Keni përpara një periudhë të favorshme, gjatë së cilës gjithçka do të jetë e lehtë dhe e thjeshtë për ju në biznes.

Shëndeti: Në fushën e shëndetit ju pret një gjendje e mirë. Keni energji të mjaftueshme për gjithçka dhe ndiheni përgjithësisht mirë. Keni para vetes një fazë në të cilën nuk do të keni kurrfarë brengash!

Dashuria: Kur është fjala për dashurinë, mund të prisni një lidhje me një person nga bota e jashtme. Kënaquni në maksimum, por mos harroni as ato imtësitë të cilat kanë rëndësi të madhe për të tjerët.

DEMI (21. 04 – 21. 05)

Puna: Është e mundshme që të jeni i padurueshëm që disa gjëra t’i çoni deri në fund, andaj në punë jeni gjithmonë duke u nxituar.

Shëndeti: Kur është fjala për shëndetin janë të mundshme disa ndryshime hormonale, si edhe probleme me lëkurën e ndjeshme, e cila i është ekspozuar papërsosmërive, akneve, papastërtive.

Dashuria: Në fushën e dashurisë do të keni një situatë të ndryshueshme, si edhe probleme me xhelozinë. Ata që ende janë vetëm, gjatë udhëtimit do të hasin në dashuri.

BINJAKËT (22. 05 – 21. 06)

Puna: Po përpiqeni të lini përshtypje të mirë në fushën e punës, mirëpo sikur gjithmonë po bëni ndonjë gabim të vogël.

Shëndeti: Kushtoni kujdes problemeve të mundshme shëndetësore që kanë të bëjnë me gjendjet inflamatore dhe të dhembshme, si edhe me temperaturën e ngritur. Pjesa e kokës pothuajse ju është e ndjeshme, por edhe presioni i gjakut.

Dashuria: Situata dashurore te ju është e qëndrueshme dhe po ndiheni mirë pranë partnerit. Ata që tanimë janë në lidhje, do ta befasojnë personin e dashur me propozime plot aktivitet dhe dinamikë.

GAFORRJA (22. 06 – 22. 07)

Puna: I jeni përkushtuar maksimalisht punës suaj dhe detyrat tuaja po i merrni shumë seriozisht.

Shëndeti: Në fushën e shëndetit ju presin probleme të vogla, sepse është e mundshme rënia e imunitetit. Kushtoni kujdes edhe problemeve lidhur me mëlçinë, të thatin, lukthin dhe përgjithësisht me grumbullimin e yndyrave në organizëm.

Dashuria: Kur është fjala për dashurinë, keni marrëdhënie të mirë me personin e dashur dhe po kënaqeni. Deri në mes të javës pasionet tuaja të dashurisë do të jenë kryesisht platonike, apo çdo gjë do të karakterizohet nga frustrimet.

LUANI (23. 07 – 22. 08)

Puna: Është e mundshme që disa gjëra nuk po i shihni në mënyrën e duhur, andaj mund të bëni vlerësim të gabueshëm afarist.

Shëndeti: Kur është fjala për shëndetin, problemet me shikimin theksohen mbi të gjitha. Janë të mundshme edhe rraskapitja, shtypja e ulët e gjakut, por edhe disa probleme me zemrën.

Dashuria: Në fushën e dashurisë ju pret një takim me një person me të cilin do të mund të keni të ardhme të përbashkët. Megjithatë, kujdes që të mos e teproni me reagimin tuaj. Me pak vetëkontroll gjithçka do të jetë në rregull.

VIRGJËRESHA (23.0 8 – 22. 09)

Puna: Në fushën e punës private përfundimisht do të arrini të krijoni stabilitet.

Shëndeti: Kushtoni kujdes kur është fjala për stomakun, aq më parë për tretjen. Janë të mundshme disa probleme që kanë të bëjnë me tretje të keqe. Përpiquni që ushqimin tuaj ta përshtatni.

Dashuria: Situata dashurore do të duhej të jetë përgjithësisht e mirë, nuk keni para vetes grindje të mëdha dhe probleme me personin e dashur. Ata që ende janë në kërkim të shpirtit binjak, do ta kenë më të lehtë që t’iu ofrohen pjesëtarëve të gjinisë së kundërt.

PESHORJA (23. 09 – 22. 10)

Puna: Nuk është periudhë e volitshme për udhëtim të shkurtër afarist, andaj më mirë mos rrezikoni.

Shëndeti: Në fushën e shëndetit janë të mundshme probleme me fytin dhe me bajamet. Gjithashtu sinuset ju janë të ndjeshme, jeni të ekspozuar ndaj infeksioneve, baktereve, inflamacioneve, andaj duhet të jeni të kujdesshëm.

Dashuria: Kur është fjala për dashurinë do ta ndërprisni papritmas lidhjen dhe të filloni një flirt të ri. Mos rrini vetëm, meqë këto janë ditët kur keni gjasa shtesë për dashuri.

AKREPI (23. 10 – 22. 11)

Puna: Para jush është një periudhë e volitshme në të cilën do të arrini një qëndrueshmëri financiare!

Shëndeti: Në këtë periudhë përgjithësisht do të keni një situatë solide shëndetësore. Po ndiheni mirë dhe jeni përgjithësisht të kënaqur me shëndetin tuaj. Para jush është një fazë e volitshme në të gjitha fushat.

Dashuria: Në fushën e dashurisë çdo gjë po shkon ashtu siç keni dëshiruar, nuk keni grindje apo probleme të mëdha. Nga ju dhe nga aftësia juaj e vetëkontrollit do të varet suksesi në jetën tuaj private.

SHIGJETARI (23. 11 – 21. 12)

Puna: Në këtë periudhë ka mundësi të keni ngarkesa dhe obligime të mëdha në fushën e punës.

Shëndeti: Kushtoni kujdes problemeve të mundshme me shëndetin, meqenëse tani jeni goxha të ndjeshëm. Ka mundësi të keni probleme me eshtrat, kurrizin, shtangim apo ndonjë shqetësim të mëparshëm.

Dashuria: Situata dashurore paksa është e vështirë, sepse partneri po ju kërkon të merrni një vendim të rëndësishëm. Edhe pse në një moment do t’ju duket se çdo gjë është e mundur, menjëherë më pas do të shihni se nuk është e mundur asgjë.

BRICJAPI (22. 12 – 20. 01)

Puna: Keni para vetes një fazë në të cilën do të keni rastin të pushoni nga obligimet e shumta.

Shëndeti: Në këtë periudhë nuk do të keni probleme të theksuara me shëndetin. Eventualisht mund të ndodhë të keni pagjumësi, por nuk do të keni ndonjë pasojë të madhe apo ndryshim në organizmin tuaj.

Dashuria: Kur është fjala për dashurinë, mund të prisni disa ndryshime interesante dhe ngjarje të pazakonshme.

UJORI (21. 01 – 19. 02)

Puna: Është kjo periudhë në të cilën mund të prisni përmirësim të marrëdhënieve me kolegët.

Shëndeti: Kur është fjala për shëndetin, janë të mundshme probleme kronike që kanë të bëjnë me pikat tuaja të dobëta, përkatësisht me këmbët e ndjeshme, nyjat, shputat por gjithashtu edhe me sistemin nervor.

Dashuria: Në fushën e dashurisë tani për tani nuk keni probleme të mëdha, nëse jeni të lirë do të jeni akoma vetëm edhe për një kohë. Do të ftoheni në udhëtime, apo tubime shoqërore jashtë vendbanimit tuaj, ku edhe do të mund ta takoni ndonjë person i cili do t’ju intrigojë

PESHQIT (20. 02 – 20. 03)

Puna: Në këtë periudhë do të arrini të realizoni një avancim afarist të cilin e keni pritur. Para vetes keni një periudhë të volitshme!

Shëndeti: Kushtoni kujdes problemeve të mundshme që kanë të bëjnë me fushën e shëndetit, aq më parë kur është fjala për problemet me dhëmbët, mishin e dhëmbëve apo me lëkurën, e cila tani është posaçërisht e ndjeshme.

Dashuria: Situata dashurore ju është paksa problematike, sepse keni marrëdhënie të ftohura me personin e dashur. Do të habiteni paksa me situatën e sapokrijuar, por do të përshtateni.