DASHI (21.03 – 20.04)
Puna: Situata në punë po ndryshon, mirëpo ju po qëndroni indiferent. Për ju kjo është një brengë, andaj po ju kaplojnë frika dhe dyshimi nëse keni gabuar diçka. Mos u brengosni, ajo që askush nuk ju akuzon nuk është shenjë e keqe, përkundrazi. Për ju është mirë që aktualisht askush nuk po ju pengon. Mbështetuni ekskluzivisht në aftësitë tuaja dhe kini kujdes, mund të keni probleme me autoritetet.
Shëndeti: Kontrolloni shtypjen e gjakut.
Dashuria: Me pak më shumë durim do të mund t’i zgjidhni problemet emocionale me partnerin, mirëpo mos prisni që ai t’jua lexojë mendimet. Duhet patjetër të jeni të sinqertë, të qartë dhe të vendosur. Çfarëdo komunikim i shkurtër qoftë edhe porosi e shkurtër mund të jenë shkaktarë mosmarrëveshjesh të cilat më vonë vështirë do t’i sqaroni.

DEMI (21.04 – 21.05)
Puna: Përfundoni punët e papërfunduara me të cilat jeni marrë një kohë të caktuar. Përfundimisht po del në pah epilogu i diçkaje në të cilën keni punuar gjatë. Është kohë e përshtatshme edhe për hulumtim dhe mësim. Është e sigurt mundësia që do t’ju arrijë një ofertë që t’i bashkoheni ndonjë organizate ku do të tregoni në tërësi aftësitë tuaja, sepse komunikimi dhe bindja juaj për atë punë mund të jetë e vlefshme.
Shëndeti: Dhembje të këmbëve.
Dashuria: Kjo është njëra ndër ato periudha kur ju duket që më së miri është të tërhiqeni. Arsyeja e vërtetë e gatishmërisë së tillë qëndron në faktin që ju mundon pavendosmëria e madhe për shkak të së cilës nuk po arrini të orientoheni dhe të merrni vendimin e duhur me të cilin do t’i zgjidhni të gjitha dilemat dashurore.

BINJAKËT (22.05 – 21.06)
Puna: Po kërkoni mënyrën se si ta gjeni arsyetimin përse jeni në vendin nga i cili shumica e bashkëpunëtorëve tuaj kaherë kanë ikur. Angazhimi do t’ju shpërblehet, mirëpo për shkak të dëshirës së tepruar që diçka ta çoni deri në fund, rezultati në fund nuk do të jetë i parëndësishëm. Këto ditë, deri te ju do të arrijë një lajm i cili do të ndikojë qenësisht në rezultatin e planeve tuaja afariste.
Shëndeti: Nervozizëm dhe pagjumësie shtuar.
Dashuria: Temë kryesore në jetën tuaj dashurore, këto ditë, janë disa gënjeshtra apo heshtjet e dikujt. Pasiguria e rezultateve mund të shkaktojë situata të pakëndshme për shkak të të cilave do të ndiheni madje edhe të sëmurë. Mos reagoni ndaj çdo provokimi, mposhtni frikën, sepse kriza e sapokrijuar është e karakterit kalimtar.

GAFORRJA (22.06 – 22.07)
Puna: Nuk po i merrni gjërat me maturi, andaj pa nevojë po i komplikoni marrëdhëniet me njerëzit të cilët janë të rëndësishëm. Mos e impononi qëndrimin tuaj, sepse nuk do të kalojë. Njëherësh, mos i komentoni personat pas shpine në mënyrë që më vonë të detyroheni t’u kërkoni falje. Kushtoni kujdes kondicionit tuaj fizik, sepse, jeta e çrregullt dhe rraskapitja po marrin hov. Nëse nuk ndaleni, ju pret rënie serioze energjie dhe ftohjeje.
Shëndeti: Lodhje kronike.
Dashuria: Jeni përplot emocione, aq shumë sa nuk dini çfarë të bëni me to. Kur nuk keni ku t’i orientoni, filloni ta transmetoni tensionin te të tjerët. Në sulm është personi i dashur, por nuk e dini që nuk ka arsye për të. Me humorin tuaj të ndryshueshëm pa nevojë mundeni të shkatërroni raportet e mira me personin e dashur.

LUANI (23.07 – 22.08)
Puna: Po ju preokupon ideja që të filloni një punë private. Marrëdhëniet e tendosura me shefat dhe atmosfera e keqe në ambientin e punës mund ta përçajë ekipin e njerëzve me të cilët biznesi i pavarur është i mundshëm. Mos harroni që atje ku është interesi në plan të parë, nuk ka vend për emocione. Nëse gjeni kënaqësi në punë, do të liroheni nga ngërçi dhe vetvetiu edhe nga nevojat e pakëndshme që diçka në shpejtësi të ndryshoni.
Shëndeti: Kujdes nga ftohja.
Dashuria: Po ndiheni sikur jeni nën kontroll të vazhdueshëm, ndërsa kjo është në kundërshtim të plotë me temperamentin tuaj. Personi i dashur ka nevojë për përkrahje dhe nuk ka mjaft kuptim për mendjelehtësinë tuaj kronike. Këto ditë çdo temë shumë serioze mund të shndërrohet në konflikt të hapur.

VIRGJËRESHA (23.08 – 22.09)
Puna: Po ju pret një leksion i rëndësishëm në të cilin mund të mbizotëroni padurimin tuaj, njërën nga karakteristikat të cilat shpesh janë kundër jush. Besoni forcës suaj intelektuale, mirëpo, po ashtu duhet patjetër të jenë të ndërgjegjshëm që është joreale që çdo gjë patjetër duhet të jetë gati tani dhe menjëherë. Ambiciet e mëdha papritur mund të jenë të ndërprera me një vendim të pavolitshëm i cili do t’ju demoralizojë.
Shëndeti: Kujdes nga lëndimet.
Dashuria: Jeni emocionalisht shumë të shqetësuar, andaj aspektet këto ditë edhe më shumë do t’ju komplikojnë ruajtjen e qetësisë. Personi i dashur, në shikim të parë, me komente të parëndësishme edhe më shumë po destabilizon, andaj kjo kërcënon që të mbush tepër gotën edhe ashtu plot. Atmosfera është e pakëndshme, mirëpo nuk do të zgjasë shumë.

PESHORJA (23.09 – 22.10)
Puna: Jeni tepër të ndjeshëm. Po e ngarkoni veten me mendimet e të tjerëve, ndërsa, njëherësh, po punoni sipas mendjes suaj. Është momenti i fundit që të përcaktoheni, ose të luani sipas dëshirës së të tjerëve apo do t’i injoroni të tjerët çfarë flasin. Situata financiare po stabilizohet, bashkë me të po arrin edhe një lajm i cili mund t’ju brengosë. Këto ditë pushoni më shumë dhe jini më të matur ndaj çdo gjëje.
Shëndeti: Bronkiti.
Dashuria: Kjo periudhë fillon me plane dhe ambicie të mëdha. Po kapni çdo rast në mënyrë që sërish t’ia impononi dominimin tuaj personit të dashur. Kjo mund t’jua komplikojë edhe më shumë marrëdhëniet dashurore. Nëse nuk mund t’i bëni ballë kësaj, pason një konflikt serioz. Mos u ngutni, sepse mund të dilni humbës.

AKREPI (23.10 – 22.11)
Puna: Po merrni një informacionin i cili do të tregojë drejtimin në të cilin duhet të zhvillohet karriera juaj. Jeni të vetëdijshëm që para jush është një periudhë e mundimshme pothuajse në të gjitha sferat. Jeni përplot energji dhe vullnet, ndërkaq durimi ju bën edhe më të fortë. Edhe pse nga ju pritet që të angazhoheni edhe më shumë, nëse do të jeni të qëndrueshëm, në fund do të jeni të kënaqur me rezultatet.
Shëndeti: Probleme me fytin.
Dashuria: Personi i dashur nga ju pret diçka që për ju është e pakuptueshme. Mendoni për hapat konkretë, në mënyrë që ta formoni dhe bëni zyrtare lidhjen dashurore. Mos merrni vendime nën presionin e tillë, nëse nuk jeni të sigurt për atë që dëshironi.

SHIGJETARI (23.11 – 21.12)
Puna: Çështjet financiare i keni në plan të parë, sepse rezultatet të cilat i keni pritur ju kanë munguar. Kjo është një periudhë amullie, prandaj është më mirë që të përgatiteni me kohë. Durimi dhe qëndrueshmëria ju janë ana e fortë, ndërkaq këto ditë ju janë të domosdoshme. Mos provoni që me çdo çmim t’i zbatoni mendimet tuaja, nuk është koha e duhur për to.
Shëndeti: Probleme me tretjen.
Dashuria: Jeni të rrethuar me njerëzit të cilët i tërheq energjia juaj pozitive. Për shkak të situatës së mirë financiare jeni në mundësinë që për atyre t’u organizoni një aheng. Në një rrëmbim të humorit të mirë mund t’ju ndodhë të harroni partnerin dhe faktin se kush vërtet gjithmonë është në anën tuaj.

BRICJAPI (22.12 – 20.01)
Puna: Keni shumë ide se si ta avanconi jetën tuaj, mirëpo asnjëra nuk është mjaft bindëse për të marrë përfundimisht vendim. Në atë dilemë po ju kalon koha, ndërkaq në këtë periudhë është me rëndësi ta kuptoni sa gjëra të tilla ju kanë dështuar. Ndoshta dikush ka përvetësuar planin tuaj dhe me të madhe e ka zbatuar në jetë. Nëse keni ndonjë marrëdhënie të parregulluar, është koha ta sqaroni.
Shëndeti: Dhembje e eshtrave.
Dashuria: Pakënaqësia në planin dashuror po kërcënon të bëhet shkaktare e një konflikti serioz ndërmjet jush dhe personit të dashur. Shkaktari i vërtetë i gjithë kësaj qëndron në atë që tashmë një kohë të gjatë, marrëdhënien e keni reduktuar në korrespondencë dhe në biseda telefonike, të cilat vazhdimisht po përfundojnë me mosmarrëveshje. Bëhuni të durueshëm.

UJORI (21.01 – 19.02)
Puna: Keni bërë një veprim të pamenduar, andaj për këtë shkak jeni gjendur në situatë goxha të pashpresë. Për t’i zbutur pasojat, vullnetarisht merrni përgjegjësinë dhe zgjidhni problemin. Lidhur me këtë ju pret një bisedë dhe nuk do të jetë e këndshme. Megjithatë, do të keni një shans të ri nëse do të jeni të gatshëm ta përballoni kritikën dhe të ofroni sqarim logjik.
Shëndeti: Alergjitë.
Dashuria: Mendoni për argëtime dhe udhëtime. Me mendime jeni larg nga vendi i qëndrimit, andaj do të jetë e dëshirueshme që të përqendroheni, në të kundërtën, ju pason kthim i dhembshëm në realitet. Jeni të shpërqendruar, nuk është momenti i duhur për kurrfarë vendimesh përfundimtare, posaçërisht nëse kanë të bëjnë me marrëdhënie familjare apo dashurore.

PESHQIT (20.02 – 20.03)
Puna: Po ju arrijnë ndryshime në realizimin e të cilave keni pasur rol të konsiderueshëm. Këto ditë durimi nuk është ana e fortë juaja, andaj do të ketë tensione të caktuara dhe humor të keq. Është e domosdoshme që gjërat t’i mbani nën kontroll dhe ta frenoni temperamentin tuaj, në të kundërtën do t’ju pasojnë strese serioze. Nëse gjendeni në rrethana që të nënshkruani ndonjë dokument, kini kujdes, sepse mund t’ju përvidhet ndonjë gabim.
Shëndeti: Kontrolloni sytë.
Dashuria: Në qendër të vëmendjes është partneri, për shkak të ndonjë arsyeje ai këto ditë ka nevojë për më shumë përkrahje dhe për më shumë kujdes tuajin. Nga ju pritet tolerancë e madhe, ndërkaq ju këtë gjë nuk e keni. Tension të tepërt po shpenzoni në aktivitete fizike, me këto aktivitete do të kthjelloni mendjen dhe do të shpikni ndonjë strategji të re.