Gjërat të cilat mund t’i bëni me kapëse rrobash

Plastike apo nga druri, kapëset për rroba nuk janë vetëp për të mbajtur rrobat e varura. Bëhuni kreativë dhe krijoni me to gjëra të bukura.

Saksi lulesh tepër joshëse

Këtë saksi të bukur lulesh mund ta bëni në mënyrën më të thjeshtë. Ju duhet një konzervë e zbrazët dhe kapëse. Duhet që vetëm ta preni pjesën e epërme të kozervës dhe pastaj të renditni varëset njërën afer tjetrës (mund edhe t’i përdorni me ngjyra të ndryshme) dhe keni fituar një saksi të re.Gjithashtu, në të njejtën mënyrë mund edhe të bëni llambë me qirinj.

Njelmësirat e freskëta

Bleni njelmësira me paketime të mëdha? Ju ka mbetur gjysmë paketimi pa e përdorur? Për t’i mbajtur të freskëta, mbështilleni paketimin dhe shtrëngojeni me kapëese – shumë thjeshtë, njelmësirat do të ruajnë freskinë edhe më tej.

Mbjelljet në kopsht

Me kapëse rrobash mundeni që shumë thjesht të shënoni ne kopshtin tuaj se ku dhe çfarë keni mbjellur. Merreni një degë dhe në një copëz letre shkruani se për cilën bimë bëhet fjalë. Dhe pastaj shtrëngojeni letrën për degë me kapëse rrobash.

kosovarja.ch