Gjëra që s’duhet t’i mbani kurrë afër zonave intime

spot_imgspot_img

1.Të ulesh në një biçikletë me mbështetësen pa mbushje.

Mungesa e një mbështetëseje të rehatshmë në biçikletë acaron indet nervore rreth zonës tuaj gjenitale dhe ngadalëson qarkullimin e gjakut.

2.Të qëndrosh me rrobat e palestrës edhe pasi ke mbaruar stërvitjen.

Edhe pse qëndrimi me tuta mund të jetë i rehatshëm, ka disa risqe që vijnë prej tij. Mikrobet që janë prodhuar gjatë stërvitjes mund të depërtojnë në zonat intime dhe janë një burim infeksionesh.

3.Të kryesh marrëdhënie duke përdorur produkte ushqimore.

Nëse fantazia juaj konsiston në përdorimin e akullores apo çokollatës së shkrirë në trupin tuaj, atëherë duhet të siguroheni se ato nuk prekin zonat tuaja intime. Nata juaj romantike mund të kthehet në një infeksion të menjëhershëm, pasi në momentin që sheqeri arrin në zonat intime ndodh çrregullimi i nivelit të (pH).

4.Të përdorësh sapunin më shumë seç duhet.

Sa më pak të përdoret sapuni, aq më mirë është. Përdorimi i tepërt i tij shkakton acarim të zonave intime dhe djegie. Kjo vlen gjithashtu edhe për përdorimin e tepërt të kripërave minerale.

  1. Të eksperimentosh me fruta apo perime.

Pavarësisht këshillës së dietologut për të konsumuar ushqime bio, ideja e tij nuk ka qënë përdorimi i tyre për kënaqësi seksuale. Jeni duke e keqinterpretuar atë! Përdorimi i tyre në këtë mënyrë do të shkaktojë reaksion bakteresh. Kështu që mbajini ato për qëllimin e tyre kryesor, të ngrënin… dhe shumë larg zonave intime.

  1. Tatuazhet.

Bërja e një tatuazhi tek zonat tuaja intime, është padyshim i dëmshëm. Pavarësisht arsyes që mund të keni për ta bërë atë, duhet të merni në konsideratë se në atë zonë ndodhet lëkura më e brishtë se në çdo zonë tjetër. Kjo mund të sjellë kruarje dhe acarim të lëkurës tuaj. Edhe tatuazhet e përkohshme kanë po të njejtin efekt negativ dhe nuk janë të këshillueshëm.

  1. Lubrifikimi me vaj bebesh.

Nesë përdorni vaj bebesh, duhet të dini paraprakisht se lubrifikantët me bazë vaji kanë tendencën të mos lahen dot kollaj. Kjo sjell në grumbullimin e kimikateve të tyre dhe baktereve në zonat tuaja intime.

Burimi: Women’s Health

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Trend: Si ta organizoni gardërobën për sezon — taktika familjare për më pak blerje të panevojshme

Udhëzues praktik për organizimin e gardërobës nga familjet: si të përgatiteni për sezon, të ruani rrobat, t’u jepni jetë të gjatë dhe të shmangni blerjet e panevojshme duke përdorur etiketa, inventar dhe mundësi lokale për ripërdorim.

Planifikimi i vakteve për javën: menu praktike dhe hapësira pune për parapërgatitje

Udhëzues praktik për planifikimin javore të vakteve: si të ndërtoni menu të balancuara, si torganizoni përgatitjen paraprake dhe si ta mbani hapësirën e punës të sigurtë.

Trend: Organizimi sezonal i garderobës — sistem familjar për më pak blerje të panevojshme

Udhëzues praktik për organizim sezonal të garderobës në familje: hapa të qartë për inventar, rotacion, ruajtje, riparim dhe blerje më të menduara, me fokus te kursimi dhe reduktimi i mbetjeve tekstile.

Horoskop ditor argëtues: yjet për dashuri, punë dhe mirëqenie

Një horoskop ditor i krijuar për argëtim: parashikime të lehta dhe të qeshura për dashuri, punë dhe mirëqenie, të përshtatura për lexuesit në Kosovë, Shqipëri dhe Zvicër.