10.6 C
Priština
More

    Gënjeshrat mbi kujdesin e drejtë ndaj flokëve

    spot_imgspot_img

    Shumë shpesh do të dëgjoni se si flokët janë dekorimi më i bukur për çdo femër, e posaçërisht kur janë natyrale dhe të bujshme. Kësaj i shkon për shtati fakti se për flokët dhe mirëmbajtjen e drejtë të tyre gjithmonë ka polemika, ashtu sikur edhe për produktet të cilat e ndihmojnë kujdesin ndaj tyre.

    Po ju sjellin disa fakte të cilat i rrëzojnë apo vërtetojnë mitet për kujdesin e drejtë ndaj flokëve.

    1. Prerja e rregullt ndihmon rritjen më të shpejtë të flokëve.

    Gënjeshtër!

    Me prerjen e rregullt të flokëve ju gjithsesi do t’i largoni majat e dëmtuara, mirëpo asesi edhe të shpejtoni rritjen e tyre. Shkencërisht është vërtetuar se flokët, pa marrë parasysh se çfarë gjatësie kanë, rriten në një mesatare prej 1 cm për çdo muaj, qoftë nëse prehen rregullisht apo jo.

    2. Larja e flokëve me ujë të ftohtë apo të vakët i bën ato më të shëndosha dhe më të bukura

    E vërtetë!

    Uji i ftohtë, gjegjësisht i vakët, stimulon mbylljen e poreve dhe me këtë i jep fijeve shkëlqim më të madh, duke i bërë flokët më të bukura dhe më të shkëlqyera

    3. Fjetja me flokë të lagura sjell deri tek kalbja e rrënjës së flokut

    Gënjeshtër!

    Ajo çka ndodh nëse fleni me flokë të lagura është se mund të rriten shanset e krijimit të infeksioneve nga kërpudhat, posaçërisht tek personat të cilët kanë zbokth. Mirëpo, kur është në pyetje rrënja e flokut, lagështia asesi nuk sjell deri tek kalbja e saj.

    4. Larja e shpeshtë e flokëve shkakton rënien e tyre

    Gënjeshtër!

    Flokët që bien gjatë larjes, edhe ashtu në mënyrë natyrale do të binin, qoftë nëse i lani shpesh apo jo.

    5. Prerja e flokëve kur është hëna e re e përmirëson rritjen e tyre

    Gënjeshtër!

    Nuk ekziston asnjë kërkim shkencor i cili do të vërtetonte këtë reçetë „të gjysheve“ për rritje më të shpejtë të flokëve

    6. Përdorimi i shpeshtë i balsamit i bën flokët më të yndyrshme dhe shton mundësitë e paraqitjes së zbokthit

    E vërtetë!

    Balsamët për flokë i mbyllin poret dhe kaliparët në lëkurën e kokës, që sjell deri tek grumbullimi i yndyrës në rrënjën e flokut dhe rrit mundësinë e paraqitjes së zbokthit.

    7. Flokët rriten më shpejtë gjatë verës

    E vërtetë!

    Drita e diellit stimulon hormonet, siç është melatonina, e cila stimulon qarkullimin dhe përshpejton rritjen e flokëve.

    8. Para fjetjes duhet t’i krihni mirë flokët, së paku 100 herë

    Gënjeshtër!

    Përveç që kjo është totalisht e pasaktë, krehja e tepruar mund të dëmtojë flokët. Bile preferohet që flokët të krihen nga maja kah rrënja, si dhe të mos krihen derisa janë të lagura.

    Kjo temë është përgatitur nga Rrjeti i Studiove të Bukurisë PASSION

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...