8.5 C
Priština
More

    Femra dhe suksesi : Çka duhet të dijë çdo femër!

    spot_imgspot_img

    Ne konferencën e parë të femrave „Hafington post“, drejtoreshat, politikanet, shkrimtaret, gazetaret , nutricionistet , femra te suksesshme etj., janë takuar për te biseduar për tema kyçe se si mund ta masim suksesin, pavarësisht nga paratë dhe pushteti, sipas kriterit të tretë, e ai është – të ndjerit e plotësuar.

    Nuk ka rendësi a keni filluar rishtazi një punë të re, apo keni një punë të cilën e doni, por jeni të shpërndarë në mes të obligimeve te punës dhe atyre familjare. Ndoshta jeni në pozitë udhëheqëse, por dëshironi më shumë lumturi në jetën tuaj. Në secilin rast, këto këshilla do t’ju ndihmojnë që të arrini deri tek suksesi në mënyrën tuaj- dhe të kënaqeni me atë më shumë.

     1. Para se gjithash, duhet të mundoheni shumë.

    Nëse punoni dhe mundoheni, do të befasoheni kur kërkoni më shumë para apo lehtësira të tjera. Nëse nuk bëni kështu strategjitë, nuk mund t’ju ndihmojnë shumë.

     2. Intervistoni dhe ju ata.

    Kur shkoni në një intervistë për punë, duhet ta përjetoni si rrugë dykatëshe. Mundohuni që të paraqiteni në formën më të mirë, në mënyrë që t’ju punësojnë, por edhe ata duhet t’ju bindin juve që në kushtet të cilat ata ofrojnë do të mundeni të punoni suksesshëm.

     3. Kërkoni para dhe fuqi në pozitë për atë çka mund të ofroni.

    Në pyetjen se përse gratë e reja nuk negociojnë për pagën e tyre fillestare, gjë që ndikon që më vonë të kanë paga më të vogla se kolegët e tyre meshkuj, përgjigja është se – nuk dëshirojnë që të jenë persona për të cilët parat dhe fuqia janë në vend të parë. Besojnë në progresin vetanak dhe dëshirojnë të punojnë për kompani të cilat kanë qëllime më të lartat si dhe kanë të definuar misionin. Por, nëse nuk luftojnë për vendin e tyre, nuk do të kenë mundësi të ndikojnë dhe punojnë në projekte të rëndësishme.

     4. Idetë tuaja më të mira nuk do të lindin në zyrë.

     5. Mos kërkoni falje për idetë tuaja.

     6. Atë se çfare bëni ju nuk është multitasking.

    „Multitasking” është mit! Në të vërtetë, ne vetëm transferohemi nga një detyrë në tjetrën „, thotë profesori i psikologjise Amishi Jha. Nga të gjitha gjërat të cilat i bën truri yne, ky transferim është detyra me e vështire.

     7. Personat introvert kanë më shumë përparësi .

    Puna është vend ku gjithmonë duhet të jeni të kyçur. Njerëzit të cilët në mënyrë të natyrshme mbajnë disa gjëra për vete, kalojnë më mirë kur duhet të ballafaqohen me stresin. Personat introvert më lehtë mbesin të qetë në situata stresuese.

     8. Shoqërimi me kolegë është pjesë e punës suaj.

    Kush ka kohë për shoqërim me kolegë? Nëse doni të punoni në mënyrë më efektive dhe të arrini më lehtë rezultate, ju duhet t’i njihni njerëzit me të cilët punoni.

     9. Hapat në karrierë të cilët ju duken si hapa prapa, mund të jenë hapa përpara dhe vendim i duhur.

     10. Ideja e luftës për të drejtat e femrave nuk është që duhet të jeni perfektë.

    Shpesh mendojmë se femrat kane luftuar për te drejtat e tyre që të kenë mundësi të garojnë me meshkujt, në një anë, dhe ne tjetrën t’i kryejnë punët tradicionale te shtëpisë. Rezultat i saj është se femrat ndjejnë presion se duhet të jenë të suksesshme në vendin e tyre të punës, të fitojnë dhe çdo ditë të bëjnë një drekë të përkryer. Ky nuk është mesazhi i grave të cilat kanë jetuar para nesh, e as nuk është ajo për çka ato kanë luftuar. Ato kane luftuar që ta kemi të drejtën e zgjedhjes, në mënyrë që lirshëm mund ta zgjedhim rrugën tonë.

     11. Mos u mundoni që të gjitha të duken lehtë.

    Një nga gjërat të cilat femrat bëjnë, është se mundohen që të gjitha ato që bëjnë të duken lehtë. Duhet të jemi te përkryera, të bukura, të dobëta, të qeshura dhe të gjitha këto t’i arrijmë lehtësisht. Por, nuk është kështu. Në asnjë fushë. Të harmonizosh punën, familjen, shoqërinë dhe të tjerat, e edhe më tej të dukesh mirë….

     12. Largoni paragjykimet.

     13. Mund t’i keni te gjitha, por jo në të njejtën kohë.

    Duhet t’i definoni prioritetet në periudha të caktuara të jetës. Për shkak të fëmijëve ndoshta do ta refuzoni ndonjë ofertë për punë , por asgjë nuk mund të kompensojë momentet e kaluara duke luajtur me ata.

     14. Shikoni anët me pozitive të jetës.

    Shikoni anët pozitive të jetës edhe atëherë kur gjerat bëhen të vështira apo absurde.

    15. Mirënjohja do t’ju ndihmojë në shumë situata.

    Jini mirënjohëse për të gjitha që keni arritur, për çdo ditë. Mos lejini të jeni të pakënaqura për gjërat të cilat nuk i keni, por jini mirënjohëse për ato që keni.

     16. Brengosja dhe pakënaqësia nuk do t’ju ndihmojnë në asnjë situatë.

    Brengosja mundet vetëm t’ju pengojë. Kur ju shpesh e mendoni skenarin më të keq të mundshëm, me siguri ai edhe do të realizohet.

     17. Është shumë me rendësi të keni pasion për punën të cilën e bëni.

    Është shumë me rëndësi që ta doni punën të cilën e bëni, si dhe të refuzoni atë e cila nuk ju motivon të kryeni një detyrë dhe nuk ju jep kënaqësi.

    18. Nëse ju e doni punën tuaj, kjo do të jetë e mirë edhe për fëmijët tuaj.

    Nëse e ndjeni nevojën të punoni, më shumë sesa të kujdeseni për fëmijët tërë ditën, duhet të gjeni punë. Dhe nëse arrini në fushën e karrierës ju do të jeni të kënaqura , e me të edhe prind më i mirë.

    19. Bëni gjërat e vogla të cilat ju japin kënaqësi.

    Ndonjëherë hajeni një ëmbëlsirë, shkoni tek frizeri, apo blini vetes diçka të vogël, sepse kjo do t’ju rikthente energjinë dhe to t’ju ndihmojë të vazhdoni të punoni.

     20. Duhet ta dalloni situatën kur jeni shumë të preokupuar me punën tuaj

    Ndonjëherë duhet te ngadalësoni dhe t’i kushtoni vëmendje edhe gjërave të tjera në jetën tuaj. Puna nuk duhet gjithmonë të jetë në vend të parë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...