4.4 C
Priština
More

    Ereksioni: problem për të cilin meshkujt nuk flasin

    spot_imgspot_img

    Pafuqia seksuale i ndodh çdo mashkulli të tretë pas të dyzetave, gjithnjë ka qenë tabu temë, edhepse mjekët thonë se mund të shërohet me sukses.

    Statistikat tregojnë se për momentin rreth 150 milionë njerëz në botë nuk mund të arrijnë apo të mbajë një ereksion , dhe është konsideruar se në dhjetë vjet ky numër do të dyfishohet . Çdo njeri i tretë ka kaluar në dekadën e pestë duke u ballafaquar herë pas here me mosfunksionim të organit seksual , andaj është e preferuar që gjinia mashkullore të vizitojnë herë pas here ndonjë urolog sikurse femrat që vizitojnë gjinekologun.

     

    Arsyet që mund të sjellin disfunskion erektil janë të shumtë, që nga psikologjike, endokrina, problemet vaskulare dhe neurologjike. Kjo dukuri përveç në gjendjen e përgjithshme shëndetësore është e përcjellur edhe me problem të shumta psikosociale.

     

    Meshkujt rrallë flasin për problemin menjëherë dhe nuk kërkojnë ndihmë profesionale , dhe kur vendosin ta bëjnë atë, arsyeja është të kenë seks më të mirë. Megjithatë, problemi me ereksionin , nuk duhet të shihet si diçka që duhet të vijë me moshën, sepse kjo nuk është një pjesë normale e plakjes dhe me këtë problem nuk ka nevojë të pajtoheni por duhet të kërkoni ndihmë .

    Nuk ka turp të konsultoheni me një specialist kur është fjala për impotencë seksuale. Zvogëlimi i fuqisë seksuale nuk duhet të jetë temë tabu sepse ky problem ka zgjidhje.  Në ekipet për kurimin e mosfunksionimit erektil janë të përfshirë edhe kardiologë sepse ateroskleroza është njëri nga shkaktarët kryesorë të këtij problemi. Disfunksioni erektil shkaktohet nga hipertensioni, diabeti, arterioskleroza, tromboza, depresiont, ndërsa faktorët e rrezikut janë obeziteti, pirja e duhanit, alkoolit. Si shpesh shkaktohet nga kushte të tjera mjekësore, zbulimi në kohë i mosfunksionim mund të ndihmojë në zbulimin e sëmundjeve të tjera dhe trajtimin e tyre.

    Në konsultim me mjekun zgjedhet terapi që është përshtatur më së miri me nevojat individuale të çdo pacienti. Në shumicën e rasteve, njerëzve u janë të rekomanduara tableta që funksionojnë në përgjigje të stimulimit seksual. Gjithashtu i njohur si sildenafil, Viagra ishte konceptuar fillimisht si një ilaç për tensionin e lartë, për uljen e presionit të lartë të gjakut. Ende në fazën paraprake të testimit u gjet se dobët shëron atë që është menduar për të shëruar, por ka një efekt interesant anësor. Në fakt, disa pacientë meshkuj kishin ereksion të pashpjegueshëm dhe shumë të qëndrueshëm. Që kur është zbuluar para 15 viteve Viagra i ka ndihmuar miliona meshkujve anë e mbanë botës, ndërsa rrezik i madh paraqesin falsifikimet dhe preparatet e ndryshme bimore me përbërje të diskutueshme. Deri 62 % e barërave të blera në internet janë të rreme ndërsa në vetëm 4 vite janë konfiskuar 40 milonë pilula. Përdorimi i preparative nga tregu i zi shpeshherë sjell efekte të padëshiruara, aspak të padëmshme që shumica përfundojnë në spital, ndërsa ka patur edhe raste të vdekjeve.

    Statistika tregon se çdo i dyti mashkull dhe e dyta femër nuk janë të kënaqur me jetën seksuale. Jo rrallë herë deri tek problemi vjen edhe pa patur probleme shëndetësore. Arsyet janë largimi emocional për shkak ë përdorimit pamasë të teknologjisë modern. Internetit, celularëve të mençur e tj. Sa më afër teknologjisë, aq më larg jetës reale sepse nëse ndodheni në ishull pa askend dhe asgjë, me siguri që do bëni një “tufë” me fëmijë dhe do jeni të dashuruara deri në veshë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...