14.8 C
Priština
More

    Ekspertët paralajmërojnë: Maskat e dorezat kundër koronavirusit po shkaktojnë krizë të re të ndotjes nga plastika

    spot_imgspot_img

    Rreth 194 miliardë maska ​​dhe doreza po përdoren në të gjithë botën çdo muaj, si rezultat i pandemisë së koronavirusit, sipas një studimi që është publikuar në Angli. Shumica e këtyre pajisjeve mbrojtëse kanë përbërje plastike dhe sipas një grupi vullnetarësh në Mbretërinë e Bashkuar, sasia e maskave dhe dorëzave njëpërdorimshe të hedhura nëpër rrugë, parqe, lumej e plazhe ka pasur një rritje masive kohëve të fundit.Kjo, po e shton ndjeshëm krizën e ndotjës së ambientit nga plastika, sipas organizatës Friends of the Earth.

    Dekompozimi i plotë i maskave dhe dorezave plastike që përfundojnë në det mund të zgjas deri në 450 vjet thonë ekspertët e Waste Free Oceans, projekt ky që thotë se mbledh dhe riciklon mbeturinat detare, duke bashkëpunuar me peshkatarët dhe bizneset.Problem tjetër me maskat dhe dorëzat njëpërdorimëshe është se edhe nëse ato hidhen në koshat për mbeturina, riciklimi i tyre është i pamundur, pasi ato konsiderohen mbetje mjekësore.

    Kjo bënë që ato të përfundojnë ose në deponi, ose duke u djegur, cka sjellë tymosje toksike dhe i kontribuon shumë ndryshimeve klimatike në planetin tonë.

    Prandaj, grupet konservatore, meqë bartja e maskës është e detyrueshme në shumë ambiente, po kërkojnë nga qytetarët që nuk konsiderohen si kategori e rrezikuar, që të blejnë maska ​​të ripërdorshme për të ndihmuar në shkurtimin e mundshëm të dhjetëra mijëra ton mbetjeve plastike shtesë në botë.

    „Gjëja më e rëndësishme për të gjithë ne është shëndeti dhe për të ndaluar përhapjen e virusit. Por, shumica prej nesh nuk janë në kategorinë e rrezikut të lartë, dhe këshillat e qeverisë janë të qarta se ne duhet të përdorim maska ​ për fytyrë që mund të ripërdorën. Ne mund të zvogëlojmë sasinë e plastikës që ne përdorim dhe ende të kujdesemi për shëndetin“, tha Julian Kirby nga Friends of the Earth.Para pandemisë, OKB vlerësonte se 13 milion ton mbeturina plastike hyjnë në oqeanet e botës çdo vit.

    Ndërsa, disa fushata vetdijësuese në Francë, kanë paralajmëruar që nëse maskat dhe dorezat njëpërdorimshme vazhdojnë të përdoren me ritmin aktual, shumë shpejt mund të ketë më shumë maska ​​në Mesdhe sesa kandil deti.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...