20.7 C
Priština
More

    E vërteta e prishjes së dhëmbëve tek fëmijët

    spot_imgspot_img

    Kjo është një krizë shëndetësore sa tronditëse edhe mjaft e përhapur, por ekspertët thonë se është tërësisht e parandalueshme. Sipas një raporti të lëshuar nga Kolegji Mbretëror i Kirurgëve pak kohë më parë, është shënuar një numër rekord i fëmijëve që kanë hequr dhëmbë të prishur nën moshën 5 vjeç.

    Çuditërisht, edhe bebet janë të prekura – vetëm vitin e kaluar, 47 foshnja në Britaninë e Madhe kanë hequr dhëmbët e qumështit.

    “Fëmija më i vogël, të cilit i  kam nxjerrë një dhëmb të prishur ishte 18 muajsh”, thotë dentisti fëmijëve Dr. Jeremy Kaufman. “Ne nuk po bëjmë sa duhet për të parandaluar prishjen e dhëmbëve të fëmijëve”, shton ai.

    Edhe qumështi është një keqbërës

    Prindërit për të pushuar fëmijët nga të qarat para se të flenë u japin biberonë/shishe me qumësht për t’i qetësuar.

    Por, konsumimi i pijeve para gjumit është një nga fajtorët kryesor për prishjen e dhëmbëve, sidomos kur një fëmijë bie në gjumë me një shishe në gojë.

    “Qumështi përmban laktozë, një formë e sheqerit të bardhë që ngjitet në dhëmbët e parë, dhe kur jemi në gjumë nuk prodhojmë pështymë për të larë këtë sheqer “, thotë Dr. Kaufman, i cili drejton një klinikë private për fëmijët në veri të Londrës.

    Karen Coates, këshilltar dentar për Fondacionin Oral të Shëndetësisë, thotë: “Fëmijët janë krijesa të zakonit, dhe në qoftë se ata të mësohen të bien në gjumë me një shishe, ata gjithmonë do të duan një të tillë. Gjëja e fundit që një fëmijë duhet të ketë në gojën e tij para se të shkojë në krevat është një furçë dhëmbësh,” thekson ai.

    Çuditërisht, Dr. Kaufman thotë se dhe ushqimi me qumëshin e gjirit “orar pa orar” dëmton dhëmbët e fëmijës, pasi qumështi i gjirit përmban 7G sheqerna natyrore për 100ml.

    “Unë pashë një fëmijë dy-vjeçar dje me gjashtë vrima në dhëmbë të shkaktuara nga ushqyerja me gji”, shton ai.

    “Shumë prindër besojnë se nuk ka nevojë që të kujdesen për të vegjëlit e tyre, pasi  ‘dhëmbët janë të përkohshme’. Ka një keqkuptim të përbashkët, që dhëmbët e qumështit nuk kanë rëndësi, sepse ata do të bien gjithsesi. Por, ata veprojnë si” mirëmbajtës të hapësirës “për dhëmbët e përhershëm që t’i zëvendësojnë ato.  Pra, nëse ata duhet të hiqen për shkak të prishjes, dhëmbi i gabuar mund të vijë përpara në vendin e vet. Jo vetëm kaq, por prishja e dhëmbëve mund të çojë në probleme më të mëdha. Vrima mund të shkaktojë infeksion, problem me mishrat e dhëmbëve dhe vështirësi në të ngrënë, duke çuar në gjumë të dobët dhe gjendje të keqe të përgjithshme. Ne nuk jemi duke bërë të mjaftueshëm për të parandaluar prishjen e dhëmbëve të fëmijëve dhe faji qëndron tek ne të gjithë – përveç fëmijëve tanë,” thotë dentisti Dr. Mervyn Druian.

     

    Ushqimi ëmbël

    Tundimi për të braktisur purenë  e shtëpisë me ushqimet të dyqanit është gabimi më i madh. Një studim i fundit nga Universiteti i Glasgow gjeti se produkte të tilla që përmbajnë perime zakonisht përdorin varietete të ëmbla të tilla si karota dhe patate e ëmbël, dhe gati një e pesta e lëngjeve të frutave i përbante këto për t’i ëmbëlsuar më tej.

    Një tjetër studim amerikan në vitin 2015 gjeti se nga 79 produkte për fëmijë, pothuajse gjysma përmbante sheqer të shtuar.

    “Prodhuesit shtojnë sheqer në ushqim për fëmijë për ta bërë atë të pëlqyeshëm për nënën,e cila nuk do t’ja japë fëmijës nëse nuk ka shije të mirë. Nëse ju e gatuani purenë në shtëpi, nuk do i shtoni sheqer, por nëse e blini në kavanoza , sigurisht që do të ketë,” thotë Karen Coates.

    Edhe frutat përmbajnë një sasi të konsiderueshme sheqeri. Për shembull, një mollë + banane 120g, përmban 19.6g e sheqerna.

    Shmangia e dentistit

    Në shoqërinë tonë, prindërit thjesht nuk po ua lajnë si duhet dhëmbët fëmijëve. Studimet tregojnë se  1 në 10 prindër i shtrijnë fëmijët të flenë pa u larë dhëmbët.

    “Prindërit shpesh përfundojnë duke i lënë fëmijët t’i lajnë vetë dhëmbët e tyre , nuk e kuptojnë se ata nuk kanë shkathtësi për të arritur të gjitha sipërfaqet, derisa të mbushin tetë vjeç “, thotë dentisti Dr Rhona Eskander.

    Sipas udhëzimeve NHS, fëmijët duhet të bëjnë vizitën e parë tek një dentist kur janë gjashtë deri në nëntë muajsh.

    Mosrespektimi i vakteve

    Ka ikur koha kur fëmijët prisnin që të hanin vaktet e rregullta. Fëmijët po konsumojnë vakte të ndërmjetme më shumë se kurrë; një vëzhgim i fundit gjeti se më shumë se një e treta e të rinjve nën dhjetë vjeç hanin ushqime të paketura çdo ditë.

    “Ndryshe nga brezat e mëparshëm, fëmijët tanë nuk janë të uritur”, thotë Karen Coates.“Ka një disponueshmëri në rritje të ushqimit dhe pijeve me sheqer për ta.”

    Pijet e gazuara dhe ëmbëlsirat nuk janë fajtorët e vetëm për prishjen e dhëmbëve. Edhe ushqyes të tillë si smoothies apo fruta janë të pashëndetshme.

    “Prindërit mendojnë se po u bëjnë fëmijëve të tyre një nder duke u dhënë atyre fruta, por në fakt u shkaktojnë më shumë dëme”, thotë Dr. Eskander. Në të vërtetë, frutat përmbajnë më shumë sheqer se disa çokollata.

    Për shembull, një portokall mesatar përmban 23g sheqer, ndërsa një banane e vogël përmban 17g – në mënyrë të konsiderueshme më shumë se një çokollatë Kit Kat, e cila përmban 10.8g.

    Frutat e thata janë edhe më të dëmshme – ka 53G sheqer për 100g  kajsi të thata – dhe ka një prirje më të madhe që të ngjiten në dhëmbë.

    “Frutat e thata janë po aq të dëmshme sa ëmbëlsirat,” shton Dr. Kaufman.

    Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj këtyre pijeve dhe ushqimeve me sheqer krijon një mjedis optimal të prishjes së dhëmbëve, pasi pështyma nuk mund të mbrojë më.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...