E dini pse të gjitha shtëpitë kanë erën e tyre të veçantë?

spot_imgspot_img

E keni vënë re që sapo hyni në shtëpinë e dikujt, nuhasni një aromë specifike? Mund të jetë e mirë, e keqe, ose çfarëdo midis, por është ndryshe nga aroma e shtëpisë suaj. Në rast se nuk e dini – edhe shtëpia juaj ka një aromë karakteristike.Craig Warren ka mbi 30 vite në “biznesin e nuhatjes”. Ai thotë se të gjitha shtëpitë kanë “aromën e banorit”, pra aromën e atyre që jetojnë aty. Çfarë nënkupton kjo?

Ky term përshkruan të gjitha aromat që vijnë nga detergjentët, aromat e gatimit, pajisjet e pastrimit, aromatizuesit e dhomave, orendive, hapësirat me perde, qilima, jastëkë etj. Të kombinuar së bashku, këto krijojnë aromën e veçantë të shtëpisë suaj.

Sipas Warren, çfarë krijon aromën e shtëpisë janë faktorët si kafshët shtëpiake, orenditë, pirja e duhanit, gatimi dhe mënyra si pastroni. Për shembull, një shtëpi me dysheme druri, do të ketë një erë tjetër nga një shtëpi me qilima.

Nëse nuk ju pëlqen aroma e shtëpisë suaj, e vetmja mënyrë për ta ndryshuar është pastrimi i thellë, përfshirë këtu orenditë si kolltukë, divanë, perde, mbulesa etj. Më pas, përpiquni të përdorni aroma të tjera, si mente dhe agrume të cilat këshillohen në raste të tilla.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.