13.4 C
Pristina
11.9 C
Zurich
More

    Disa nga ushqimet që ndihmojnë për heqjen e dhjamit rreth barkut

    spot_imgspot_img

    Shëndeti rreth barkut është gjithnjë i bezdisshëm dhe shumë problematik për organizmin.

    Ekspertët shpjegojnë se dhjami i mbledhur rreth barkut mund të sjellë një sërë sëmundjesh siç janë diabeti apo sëmundjet e zemrës.

    Përtej sëmundjeve, ky dhjam mund të shkaktojë bezdisje gjatë aktiviteteve të përditshme apo t’ju bëjë të mos ndiheni mirë.

    Sigurisht që në të shumtën e rasteve kjo shkaktohet nga ushqimet jo të shëndetshme që njerëzit konsumojnë në përditshmëri.

    Frutat dhe perimet

    Një kombinim i mirë i frutave dhe perimeve të freskëta do t’ju dhurojë një vakt të shëndetëshëm që ju ngop shpejt.

    Duke qenë të pasura me antioksidantë, fibra, vitamina dhe minerale frutat dhe perimet ndihmojnë edhe në djegien e shpejtë të dhjamit.

    Drithërat

    Këtu përfshihen gruri, tërshëra, thekra, elbi apo misri.

    Të pasura me fibra luajnë një rol kyç për procesin e humbjes në peshë, tretjen e mirë dhe rregullimin e nivelit në gjak.

    Kështu janë një alternativë e mirë për t’u ushqyer shëndetshëm duke hequr peshën e tepërt.

    Arrat dhe farat

    Arrat, bajamet, lajthitë, farat e lulediellit, kungullit apo farat chia janë burime të mira fibrash dhe proteinash.

    Në këtë kategori ju mund të zgjidhni secilën nga arrorët dhe farat që ju gjenden pasi roli i tyre është njësoj fitimprurës për trupin.

    Shumë studime kanë treguar se konsumimi i 43 gramë bajameve në ditë mund të reduktojnë dhjamin rreth zonës së barkut.

    Ndërsa farat chia ndihmojnë në tretjen e mirë të ushqimeve duke reduktuar kështu peshën e tepërt.

    Omega – 3

    Të gjitha ushqimet e pasura me omega- 3 janë ndër alternativat më të mira që ndihmojnë shëndetin e trupit tuaj.

    Ndër burimet më të mëdha të kësaj vitamine është peshku dhe përkatësisht sardelet, toni apo salmon.

    Niveli i yndyrave të mira dhe i omega 3 në tek peshqit ndihmon në kontrollin e peshës së trupit.

    Gjithashtu ndihmojnë edhe në shëndetin më të mirë të zemrës, trurit dhe të të gjithë organizmit.

    Nga produktet e bulmetit rekomandohet konsumimi i kosit dhe shmangia e gjalpit, qumështit dhe djathit me shumë yndyrë

    Çaji

    Prej kohës flasim për çajin si pije çudibërëse përsa i përket humbjes në peshë.

    Jo më kot, kjo pije shumë natyrale dhe e kudogjendëshme ndihmon në djegien e shpejtë të kalorive gjatë ditës.

    Mund të zgjidhni çajin që ju pëlqen dhe do të ndihmoni trupin tuaj të largojë toksinat dhe dhjamin e tepërt nga organizmi.

    AgroWeb.org ju këshillon të hiqni sa më shpejt dorë nga ushqimet me shumë sheqer, yndyrë apo karbohidrate.

    Në këtë mënyrë do të ndihmoni organizmin tuaj të largojë dhjamin e tepërt dhe një listë të gjatë sëmundjesh që vijnë me të.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Këto cilësi të mashkullit, vlerësohen më shumë nga një femër

    Të gjithë meshkujt mendojnë që femrat janë të interesuara...

    Reduktimi i kripës dhe ndikimi në organizëm

    Kripa është pjesë e rëndësishme e dietës suaj kur...

    12 shenja që tregojnë se partneri ju dashuron çmendurisht

    Dashuria e vërtetë nuk është se vetëm ndjehet, por...

    8 mënyra për të rikthyer besimin tek vetja para çdo takimi të parë

    Nuk ka rëndësi sa takime të reja keni bërë...