Dietë orizi: 7 kilogramë më pak për vetëm 3 javë

spot_imgspot_img

Përveç se do të vëreni se si do humbni kilogramët, ky regjim i të ushqyerit mund të rregullojë edhe shtypjen e gjakut si dhe zvogëlimin e nivelit të sheqerit në gjak…

Krijuesi i kësaj diete është Dr Walter Kempner, ndërsa është krijuar në vitin 1939. Qëllimi i kësaj diete në atë kohë ishte ulja e tensionit të gjakut, kontrollin e sheqerit në gjak, përmirësimin e shëndetit tek pacientët që vuajnë nga veshkët. Që kur u pa se kjo dietë kishte efekt në zvogëlimin e peshës, filloi të përdoret për humbje peshe. Këtu është një variant i një fëmije i cili për tre javë ka hequr 7 deri në 10 paund.

Plani i të ushqyerit

Mëngjesi është gjithnjë i njejtë: një filxhan oriz i gatuar në ujë, pa kripë ose sheqer. Për shkak të shijes mund të shtrydhni pak lëng limoni dhe të shtoni pak vaj ulliri. Për desert hani një pemë! Dreka për 7 ditët e para: një filxhan oriz, një filxhan groshë apo bizele, një copë bukë integrale. Përdorni më tepër erëza dhe më pak kripë. Deserti: pemë.Darka për 7 ditët e para: çdo ditë nga një filxhan oriz dhe 150 g mish pa yndyrë. Mishijn pos e kriposni, shtrydhini pak lëng limoni. Mund të hani një copë buke integrale. Drekë për 7 ditët e dyta: një filxhan oriz, një copë buke integrale.Darka për 7 ditët e dyta: një filxhan oriz, një copë buke integrale. Java e tretë: ushqehuni sipas planit të javës së parë vetëm se i shtoni një rostiçeri qumështi mes drekës dhe darkës. Para se të aplikoni dietën konsultohuni me mjekun tuaj./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Ushtrimet e shkurtra për gratë kosovare

10 minuta për energji, humor dhe qëndrim më të mirë – rutina e shpejtë që i përshtatet ditës tënde të zënë.

Shtatzënia: udhëzime të para për nënat

Je shtatzënë ose po planifikon? Këtu gjen shenjat kryesore, hapat e parë të kujdesit dhe mënyra si ta mbështesësh veten emocionalisht në ditët e para.

Materialet që zgjasin garderobën familjare

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik nga Kosovarja: si të dallosh materialet, të lexosh etiketat dhe të kujdesesh që garderoba familjare të zgjasë më shumë.

Koha pa telefona me familjen: ide praktike

Ktheje një orë pa telefona në momentin më të dashur të shtëpisë: rregulla të thjeshta, aktivitete që lidhin dhe këshilla për ta mbajtur zakonin gjallë.