Destinacionet që duhen shmangur gjatë shtatzënisë dhe disa këshilla

spot_imgspot_img

Nëse vendosni të vizitoni një vend të tillë, është mirë që para nisjes të konsultoheni me mjekun.Kur të vendosni të udhëtoni, mundohuni të zgjidhni një destinacion të përshtatshëm. Klima e nxehtë mund të mos jetë një zgjedhje e mirë, shkruan “Living”.

Vendet me lartësi të mëdha mbi nivelin e detit mund t’ju krijojnë vështirësi në frymëmarrje për shkak të mungesës së oksigjenit. Kjo nuk ju bën mirë as juve dhe as foshnjës.

Mendohuni mirë para se të vendosni dhe informohuni, nëse gjatë udhëtimit do t’ju duhet të ecni shumë apo të qëndroni në këmbë pjesën më të madhe të kohës.

Kur jeni shtatzënë, e mira është të merrni parasysh të gjitha rreziqet e mundshme, nëse do të vizitoni vendet në zhvillim.

Nëse udhëtoni në këto rajone, duhet të vaksinoheni, pasi përmes ushqimeve dhe ujit mund të transmetohen një sërë sëmundjesh. Nëse vendosni të vizitoni një vend të tillë, është mirë që para nisjes të konsultoheni me mjekun.

Disa këshilla për udhëtimet:

Për të shijuar në maksimum udhëtimet gjatë shtatzënisë, ndiqni këshillat e mëposhtme:

Vishni rroba dhe këpucë sa më të rehatshme;

Ndaloni më shpesh, shkoni në tualet dhe herë pas here zbrisni nga makina për të çmpirë gjymtyrët;

Merrni me vete ushqime të shëndetshme;

Merrni me vete jastëkun tuaj të parapëlqyer;

Nëse do të udhëtoni jashtë shtetit ose në distanca të largëta, sigurohuni të merrni me vete gjithë çfarë ju duhet për një lindje të parakohshme;

Merrni masa sigurie;

Rrugë të mbarë!

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Trend: Gardërobë kapsulë praktike për punë dhe përditshmëri — baza funksionale për gra dhe familje

Si të ndërtoni një gardërobë kapsulë funksionale për punë dhe përditshmëri: parime të qëndrueshmërisë, përzgjedhje të bazës dhe hapa praktikë për kombinime që duhen testuar në dritë natyrale dhe për përshtatje klimatike.

Horoskopi ditor argëtues për 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie

Një horoskop i lehtë dhe argëtues për ditën: ide të shkurtra për dashuri, punë dhe mirëqenie për çdo shenjë zodiacale.

Mbrëmje filmi me fëmijët: çfarë të kontrolloni para shikimit

Udhëzues praktik për prindër e kujdestarë: si të verifikoni klasifikimin sipas moshës, përmbledhjen zyrtare dhe elementët e ndjeshëm përpara një mbrëmjeje filmi me fëmijët.

Rregulla të thjeshta për sigurinë e kafshëve shtëpiake ndaj produkteve të pastrimit

Si të minimizoni rreziqet e produkteve të pastrimit për qentë, macet dhe kafshët e tjera shtëpiake: rregulla për blerje, ruajtje, përdorim dhe veprimet e para në rast ekspozimi.