5.2 C
Priština
More

    Deri kur duhet i porsalinduri ta mbajë kapelën e pambukut?

    spot_imgspot_img

    Foshnjave të lindura në klinikë mamitë shpesh akoma i veshin kapelat e pambukut të cilat prindërit vazhdojnë t’ia mbajnë në kokë. Deri kur do të duhej të mbahet, veçanërisht kur jashtë është shumë nxehtë

    Përderisa janë në barkun e nënës, foshnjat jetojnë në ambient të ngrohtë, të lagësht (në mitër), ashtuqë kur lindin, mund ta kenë shumë ftohtë. Për këtë arsye, mamitë menjëherë pas lindjes i vendosin kapelën e pambukut në kokë. Mirëpo, kur foshnja juaj del nga klinika e lindjes, ajo nuk ka nevojë ta mbajë kapelën gjatë gjithë kohës, përveç në periudhën e dimrit apo nëse në shtëpinë tuaj për shkak ndonjë arësye është mjaft ftohtë (kujdes me klimatizuesin në këtë kohë të nxehtë të mos fryej direkt në foshnjën dhe të mos rregullohet në ftohjen maksimale). Ndonjëherë nënat vazhdojnë t’i vënë foshnjave kapelën duke menduar se duhet ta mbajnë, por kjo në fakt nuk nevoitet gjatë kohës së nxehtë. Mundeni për pak kohë pas larjes së flokëve dhe kokës. Treguesi më i mirë është sjellja e foshnjës. Nëse djersitet dhe lëvizë e pakënaqur, më mirë ia heqni. Nëse qetësohet foshnja do të thotë se e ka pasur tepër nxehtë.

    Gjithashtu, njëherësh po ju paralajmërojmë se prindërit shpesh e mbulojnë karrocën e foshnjës me tetra pelenë që ta mbrojnë foshnjën nga dielli, por harrojnë se me këtë e zvogëlojnë sasinë e oksigjenit i cili vjen deri te foshnja dhe mund të shkaktojë vapë të madhe në karrocë. Më mirë përdorni ombrellë dielli, kurse tetra pelenën vetëm në një pjesë, kurrsesi në tërë sipërfaqen. Shetitjet bëni në mëngjes apo në mbrëmje ose në pyll ku ka mjaft freski … Veshja e foshnjës dhe mbulimi me batanije gjithsesi përshtateni me kushtet e jashtme klimatike sepse foshnjat nuk e duan aspak nxehtësinë.

    Gjatë vozitjes në makinë në xhama vendosni hijëzues të vetëmbajtur që në momente të caktuara dielli të mos bie direkt në sytë e foshnjës dhe ta nxehë tepër./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...