10 C
Priština
More

    Depresioni dhe gjendja depresive

    spot_imgspot_img

    Këto ditë të shkurtra dimri me pak dritë dite shkaktojnë gjendje depresive. Por, me rëndësi është të bëhet dallimi midis depresionit dhe gjendjes depresive. Cfarë është depresioni dhe si të ndihmohet lexoni në tekstin e mëposhtëm.

    Me depresion nënkuptojmë një ndjenjë të vazhdueshme dhe të qëndrueshme të pavlefshmërisë dhe pafuqisë me një ndjenjë faji, një pamundësi për të shijuar hobit, pamundësi për t’u kënaqur në gjërat e zakonshme, vështirësi në kryerjen e obligimeve të përditshme. Në këto probleme mund të paraqiten edhe simptome fizike: pagjumësi, dhimbje jospecifike, kokëdhimbje. Janë të mundura edhe mendimet për vetëvrasje. Nëse ekzistojnë edhe simptomat fizike, atëherë ekzisojnë të gjitha. Te gjendja depresive simptomet janë të ngjashme, por janë më të buta dhe shfaqen kohë pas kohe. Mund të lidhen me ndonjë nxitje apo situata të jashtme.

    Si mund të ndihmojë ushqimi?

    Kujdes me ushqimin. Kujdesuni të jetë në baraspeshë dhe të ketë mjaftueshëm minerale, vitamina, glikohidrate. Gjendjen psikike e ndihmojne edhe sasirat e mjaftueshme të vitaminës C dhe vitaminës B

    • Magnez dhe zing – Magnezi dhe zingu janë mineralet me të rëndësishme në “luftë” me depresionin. Këto i përmbajmë: bollguri, ushqimet e detit, fiku i thatë, arrat dhe cokollada.
    • Kalciumi – Është tepër i rëndësishëm. Mungesa e tij mund të shkaktojë lodhje dhe nervozë. Burim i kalciumit janë: jogurti, djathi, qumështi, gjiza, kallamari.
    • Hekuri – Sasia e pamjaftueshme e hekurit krijon apati dhe humor të keq. Kërkojeni te ushqimet e freskëta dhe të gjelbra, te mishi i kuq, te frutat e thatë dhe te cokollada e zezë.
    •  Omega -3 acid yndyror – Depresioni nuk e “do” Omega 3-shin. Ata kanë disa cilësi të dobishme, një nga funksionet kryesore të tyre është rregullimi i gjendjes së nervozës. Mund t’i gjejmë te levreku, sushi dhe te trofta.

    Ushtroni dhe lundroni!

    Aktiviteti fizik është tepër i rëndësishëm për humorin tuaj. Nëse mundeni ushtroni apo lundroni të paktën nga 30 minuta tre-katër herë në javë. Ushtrimet e nxisin endrofinën dhe e përmirësojnë humorin tuaj. Rekomandohet ecja, vrapi, noti, ciklizmi, shetitja. Duhet të kenë përparësi ushtrimet në natyrë.

    Por, mos prisni që gjendja depresive e sidomos depresioni i vërtetë të kalojnë vetëm me këto gjëra, kërkoni ndihmën e ekspertëve në këtë fushë.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...