Marrëdhëniet seksuale sjellin një ndër kënaqësitë më të mëdha në jetë dhe është thelbësore për mbijetesën e llojit njerëzor. Përveç kënaqësisë, seksi ka edhe shumë përfitime tjera për shëndetin tuaj, por ekspertët këshillojnë që çiftet ta praktikojnë atë saherë që kanë mundësi.

1. Seksi përmirëson disponimin

Gjatë marrëdhënieve seksuale, ju ndiheni më mirë duke iu faleminderuar kemikateve që prodhohen pas orgazmës. Kokteji i endorfinës, neurotransmiterët si dhe hormone lirohen gjatë aktit dhe orgazmës.

Pas aktit, lirohet hormoni oksitocin, i cili i bën njerëzit më të sjellshëm, më të butë dhe ju jep ndjesinë e gjumit dhe relaksit. Femrat e prodhojnë këtë 4 herë më shumë se meshkujt. Oksitocina është një hormone që njihet ndryshe edhe si hormone i “përqafimit” pasi lirohet pas 20 minutash përqafime.

Neurotransmiteri tjetër i rëndësishëm është serotonina, e cila paraqet kemikat kryesor antidepresiv dhe mundëson ndjenjën e qeshjes, lumturisë dhe relaksit pas seksit.

2. Seksi është i mirë për zemrën

Një studim i bërë në Univerzitetin Belfast, ka gjetur se praktikimi i marrëdhënieve seksuale më shumë se tri herë në javë, zvogëlon rrezikun e sulmit në zemër ose goditjet në tru.

Gjithashtu theksohet se seksi paraqet vetëm një formë të praktikës së ushtrimeve. Kjo është njejtë sikur gjatë termineve në palestër, gjatë ecjes së gjatë me kilometra apo ngjitjes së shkallëve lartë-poshtë. Me rëndësi është që të jeni fizikisht aktiv.

3. Seksi mbron kundër ftohjeve

Marrëdhëniet seksuale rrisin imunitetin tuaj, duke ju mbrojtur kështu nga ftohjet dhe gripit. Është vërtetuar se nëse çiftet praktikojnë aktin seksual dy herë ose edhe më shumë në javë, kanë nivel më të lartë të imunoglobulinës, e cila e ndihmon sistemin tonë imunitar për të luftuar viruset.

4. Seksi zgjat jetën

Një nga studimet më të mira të bëra për jetëgjatësinë dhe seksin, ka zbuluar se ata persona që bëjnë seks më pak se një herë në muaj, kanë dy herë më shumë gjasa për të vdekur më herët në raport me ata që e praktikojnë dy herë në javë. Aktiviteti seksual ka efekt mbrojtës për shëndetin e njeriut. Kjo mund të lidhet me hormonin kryesor seksual dehydroepiandrosterone (DHEA), e cila prodhohet në gjëndrën e adrenalinës dhe funksionon si e tillë duke ndërtuar barrierë nga estrogjeni, testosteroni dhe progesteroni. Niveli i DHEA rritet para orgazmës dhe ejakulimit për më shumë se tri herë se niveli normal, andaj edhe disa thonë se seksi të zgjat jetën.

5. Seksi rrit pjellorinë

Miti më i madh është se të përmbajturit nga ejakulimi e rrit cilësinë dhe lëvizshmërinë e spermës në vezën e fekonduar.

“Kur sperma qëndron në epididymis, tubi i gjatë i lakuar prapa testikujve ku sperma ruhet, ajo shpejt vdes. Vetëm në rastet kur mashkulli ka nivel të ulët të spermës, seksi më i shpeshtë siguron cilësi më të mirë të spermës. Dhe, që të rritet pjelloria, më mirë është që të kryeni marrëdhënie seksuale sa më shpesh se sa të vetëpërmbaheni nga ejakulimi”, thekson gjinekologu Gillian Lockwood.

kosovarja.ch