Nëse rrobat tuaja mund të flisnin, ja se çfarë do të zbulonin rreth jush…
Ngjyra e kuqe: Ngjyra e semaforit e cila përveç që ndal trafikun, gjithashtu sinjalizon një prirje ekstroverte dhe të sigurtë.
Ngjyra rozë: Kjo ngjyrë e butë ka një efekt qetësues, gjë që ndoshta shpjegon se pse adhuruesit e kësaj ngjyre janë romantikë, të butë dhe të ëmbël.
Ngjyra e verdhë: Evokim i diellit dhe zjarrit të zhurmshëm, tregon personalitet të gëzuar dhe energjik. Njerëzit mbështeten në ju.
Ngjyra portokalli: Adhuruesit e kësaj ngjyre thuhet se janë entuziastë, të ngrohtë dhe me sjellje të mirë.
Ngjyra e kaltër: Ngjyra më e preferuar në botë duke bashkuar qiellin dhe detin – elemente që qetësojnë dhe krijojnë besueshmëri.
Ngjyra e gjelbër: Edhe ngjyra e gjelbër ëshë nuancë e hapur dhe e qetë. Bilanci i toneve të ngrohta paraqet stabilitet dhe afërsi.
Ngjyra e kaftë: Ngjyra e kaftë thjeshtë tregon kuptimin e tokës. Ju dukeni të relaksuar por poashtu të besueshëm dhe të përgjegjshëm.
Ngjyra vjollcë: Ngjyrë më pak se e zakonshme, ka konotacione kreativiteti, shoqërimi me familjen mbretërore i jep një hijeshi të mahnitshme.
Ngjyra e zezë: Simbolizon forcën, seriozitetin dhe sofistikimin. Por, mund të jetë poashtu misterioze ose seksi.
Ngjyra e bardhë: Adhuruesit e ngjyrës së bardhë kanë tendencë të jenë të butë dhe të rregullt. Përndryshe si mund t’i mbajnë këto rroba të pastra?! Njerëzit ju shohin si një frymë ajri të freskët.
Ngjyra gri:Rikujton gurin, ftohtësinë dhe qetësinë (njëlloj si një statujë). Ju jeni shkëmbi që mbështeten të tjerët.