Çfarë të konsumoni para se të flini

spot_imgspot_img

Ka shumë këshilla që të ndihmojnë me një gjumë sa më të shëndetshëm dhe të qetë.

Që nga çajrat qetësues e deri tek meditimi metodat janë të shumta, por një rol të rëndësishëm ka edhe ushqimi.

Këto janë ushqimet që duhet të konsumoni para se të flini:

Banane
Edhe pse zakonisht konsiderohet si një ushqim që jep energji, bananet janë të pasura me magnez i cili qetëson muskujt.

Gjithashtu ato përmbajnë serotoninë dhe melatoninë dy nga hormone që nxisin gjumin.

Bajame
Të njohura si burimi më i mirë i yndyrave të shëndetshme, bajamet i japin trupit dhe triptan dhe magnez. Këto dy substance qetësojnë muskujt dhe lehtësojnë funksionimin e nervave.

Gjithashtu bajamet ndikojnë në rregullimin e ritmit të zemrës.

Mjalti
Vetëm një lugë çaji me mjaltë para gjumit mjafton për të stimuluar çlirimin e melatoninës në tru.

Mjalti falë vetive të tij ndalon dhe prodhimin e oreksinës, gjë që e ndihmon trupin të çlodhet.

Tërshëra
Një tjetër ushqim i pasur me vitamina, minerale dhe amino acide të cilat nxisin gjumin.

Tërshëra gjithashtu nxit prodhimin e insulinës dhe ngre në mënyrë natyrale nivelin e sheqerit.

Mishi i Gjelit
Një nga burimet më të mëdha të triptopanit por dhe proteinës duke e mbajtur organizmin të ngopur më gjatë.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

Çfarë është shtatzënia ektopike?

Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...