16.4 C
Priština
More

    Çfarë shumica e prindërve gabojnë?

    spot_imgspot_img

    Për të qenë prindër nuk ka rregulla universale, si dhe prindër të cilët rrisin fëmijët e tyre në mënyrë të përkryer. Disa nga gabimet më të zakonshme janë si më poshtë.

    Kujdes se cfarë flisni

    Në biseda me fëmijët duhet të jeni të qartë dhe të shkurtër, pa shumë arsyetime. Përdorni shembuj të thjeshtë, fjalët dhe situatat e jetës që fëmija do të jetë në gjendje për të kuptuar dhe krahasuar. Mos u sillni me të riun (tinejxherin) sikur ende nuk jeton në botën e vërtetë dhe se të gjitha mbeten për t’u parë. Realiteti i tyre është duke kërkuar të drejtat dhe janë të brengosur, dhe për këtë arsye duhet ti kuptoni dhe përkrahni.

    Bëhuni shembull

    Ju e bëni një gjë/veprim, kurse fëmijëve u thoni që duhet ndryshe të bëjnë, sepse ju jeni të rritur dhe ata nuk e kuptojnë atë. Veprimet flasin më shumë se fjalët dhe ju duhet të mbani në mend se mund të dukeni hipokrit në sytë e fëmijëve.

    Shmangia e bisedës

    Jeni gabim nëse mendoni që do të mundeni të izoloni fëmijën nga shoqëria dhe që deri tek ai  nuk do të vijnë informacionet mbi tema si seksi, etj. Nga ju mund të mësojnë qëndrime të sakta dhe kanë më shumë gjasa që më pastaj të marrin vendime të drejta. Nëse ata vetëm përdorin informacione nga shoqëria apo nga interneti, gjithqka mund të shkojë keq. Flisni hapur.

    Krahasimi

    Një nga gabimet serioze dhe më të shpeshta është krahasimi me vëllezërit dhe motrat. Çdo person është i ndryshëm pra kështu janë edhe fëmijët.

    Ju bëni gjëra në vend të fëmiut!

    Trajneri Michelle Kunz kujton se prindërit bëjnë shumë gjëra në vend të fëmijëve. Kur mjeku e pyet fëmijën se si ai ndihet le të përgjigjet ai vet. Përndryshe ju jeni duke dërguar një mesazh që ata janë të paaftë.

    Rregullat

    Pa to ne nuk mundemi kursesi, por ka raste kur duhet të ketë ndonjë ndryshim – sidomos kur fëmijët rriten. Kur një fëmijë është i vogël, ta dënoni që të qëndroj në dhomë është OK, por për të riun (tinejxherin) do të jetë si një shpërblim për shkak se dhoma e tij është një perandori e vërtet për të.

    Sukseset dhe dështimet

    Shumë prindër i imponojnë fëmijëve të tyre aktivitetet që ata i dëshironin për veten e tyre kur ishin të vegjel. Autori i librit „God You’re Beautiful: What We Say, We Say To God“, Dion McInnis, beson se për çdo sukses apo dështim të fëmijës nuk janë ekskluzivisht përgjegjës vetëm  prindërit. Detyra e prindërve është që të udhëzojë dhe të udhëheq fëmijun, por ai nuk është një robot që mund të programohet. Suksesi i fëmijut mund të jetë për shkak të gjenetikës, këshillave të prindërve, por jo për vetë prindërit, por për një fëmijë që ka pasur sukses në diçka. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...