Çfarë ju tregojnë ëndrrat?

spot_imgspot_img

A e dini se ëndrrat kanë një kuptim të rëndësishëm kur është fjala për shëndetin fizik?

Edhe pse ka shumë pak njohuri shkencore, të cilat tregojnë që simbole dhe ëndrra të caktuara, mund të japin simptome reale shëndetësore, ka disa prova për të sugjeruar se shumë ëndrra, ëndrra të çuditshme dhe ëndrrat e përsëritura, të kenë një kuptim të rëndësishëm kur është fjala për shëndetin fizik.

Keni ethe

Sipas mjekëve të disa Klinikave, në qoftë se injoroni shenjat që ju jeni i sëmurë, ëndrrat e tmerrshme do të ndihmojë për të bërë të qartë këtë. Nëse nuk keni qenë duke i kushtuar vëmendje sinjaleve të cilat trupi juaj i dërgon, mëngjesi pas makthit me siguri do të tërheqë vëmendjen tuaj.

Jeni nën stres

Shumë prej nesh i injorojmë shenjat, se trupi është i ekspozuar ndaj stresit më shumë se zakonisht. Kur ky është rasti, këto probleme mund të na ndjekin edhe në shtrat. Stresi nganjëherë mund të manifestohet në formën e ëndrrave në të cilën ju e keni humbur avionin ose ku një valë e madhe po vjen në drejtimin tuaj. Ndonjëherë ëndrrat e çuditshme, mund të jenë një shenjë se ju keni nevojë për të ngadalësuar ritmin pak sa.

Keni nivel të ulët të sheqerit në gjak?

Në qoftë se njerëzit me diabet e përjetojnë një rënie serioze të sheqerit në gjak, një nga simptomat mund të jetë një makth. Duke marrë insulinë shumë, ose medikamente të caktuara mund të shkaktojnë këtë ramje. Sigurisht, njerëzit me diabet e dinë si të njohin simptomat e hershme të niveleve të ulëta të sheqerit në gjak, para se ëndërrat e këqija t’ju tregojnë.

Jeni shtatzënë?

Shumë nëna mund të dëshmojnë për një numër të madh të ëndrrave gjatë natës. Gjatë nëntë muajve numri i ëndrrave rritet kurse ëndrrat e çuditshme dhe tejet të gjalla janë duke u bërë më të zakonshme.

Koha për të kërkuar ndihmë profesionale

Nëse stresi dhe ankthi mund të shkaktojë ëndrra të çuditshme dhe nganjëherë shqetësuese, nuk është befasi fakti se gjendja e rëndë mendore mund seriozisht të ndikoj në gjumin tuaj – çrregullimi bipolar, mund të shkaktojë ëndrr jashtëzakonisht të çuditshme te disa individë.

Nëse gjeni se ju keni ëndrra më shumë dhe më të çuditshme dhe shqetësuese, është e rëndësishme që të konsultoheni me mjekun. Marrja e ndihmës për këtë gjendje mund të përmirësoj cilësinë e gjumit tuaj në masë të madhe. /kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Trend: Kombinime praktike për mot të ndryshueshëm Kosovë–Zvicër — ide të stilit për ditë me shi dhe diell

Ide praktike dhe të qëndrueshme për të kombinuar veshjet kur moti ndryshon rrëmujshëm ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës. Udhëzime shtresash, zgjedhje materiali dhe këshilla për ditë me shi dhe me diell, duke marrë parasysh synimet e ekonomisë rrethore të tekstileve

Veshmbathje: Shtresa praktike për mot të ndryshueshëm Kosovë–Zvicër — ide për gra dhe familje

Si të vishni me shtresa për ditë me mot të paqëndrueshëm në Kosovë dhe Zvicër: zgjedhje materiali, mirëmbajtje dhe zgjidhje praktike për gra dhe familje duke pasur parasysh qëndrueshmërinë.

Recetë tradicionale shqiptare: Qoftet e përshtatura — version modern për drekë familjare

Një qasje e përditësuar e qoftes tradicionale: variant me përbërës më të larmishëm dhe këshilla higjienike për një drekë familjare të sigurt dhe më të shëndetshme.

Horoskopi i 20 Shtator 2026 — 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie (vetëm për argëtim)

Horoskopi i 20 Shtator 2026 për 12 shenjat: parashikime argëtuese për dashuri, punë dhe mirëqenie, me këshilla praktike për ditën.