5.5 C
Priština
More

    Çfarë i ndodhë trupit tuaj pasi bëni manikyr?

    spot_imgspot_img

    Të gjithë e dimë që nuk duhet të përdorim shpesh manikyr, sepse thonjtë fillojnë të thahen dhe të zverdhen. Por ky lloj produkti kozmetik mund të shkaktojë dëme më serioze në organizmin tonë. Ne nuk ju themi që mos t’i lyeni më thonjtë, por ju paraqesim listën e efekteve negative që mund të shkaktojnë përbërësit e tij në trupin tonë.Rreziku parësor qëndron në faktin se manikyri ka elemente helmuese.

    Disa produkte kozmetike për kujdesin e thonjve përmbajnë përbërësit e mëposhtëm, që janë të dëmshëm për shëndetin tonë.

    Toluene —një përbërës që u jep thonjve butësi dhe e ndihmon manikyrin të ruajë pigmentin. Taulene-i mund të prekë sistemin nervor qendror dhe të shkaktojë çrregullime në sistemin riprodhues. Dhimbja e kokës, dobësia dhe të përzierat janë vetëm disa nga pasojat që shkakton përdorimi i shpeshtë i manikyrit.

    Formaldehyde — është një gaz pa ngjyrë që ndihmon në rritjen e jetëgjatësisë së manikyrit. Nëse vuani nga alergjitë, kontakti me formaldehyde-in mund të shkaktojë dermatit dhe djegie. Në raste më të rënda kjo substancë mund të shkaktojë çrregullime të ritmit të zemrës.

    Dibutyl Рhthalate – përdoret si aromë. Prezenca e këtij përbërësi të rrezikshëm mund të shkaktojë çrregullime të sistemit endokrin, probleme gjinekologjike, apo të aparatit të frymëmarrjes.

    Shkencëtarët bënë një studim në një grup me 24 gra. 6 orë pasi lyejnë thonjtë, pjesa më e madhe e pjesëmarrëseve kishin në trup nivele të larta të diphenyl phosphate-it, një derivat i triphenyl phosphate-it, që formohet në metabolizëm.

    10 orë pas fillimit të eksperimentit, niveli i diphenyl phosphate-it në trup e tejkaloi 7 herë normën. Këto rezultate janë vërtet alarmuese.

    Si ta zgjidhni një manikyr që nuk e dëmton shëndetin tuaj?

    Disa shishe manikyrësh kanë shënime të veçanta:

    5-Free„-  nënkupton që produkti nuk përmban formaldehyde, apo derivate të tij, toluene, dibutyl phthalates, ose camphor.

    3-Free„- nënkupton që manikyri nuk ka 3 përbërës të dëmshëm siç janë: formaldehyde, dibutyl phthalate dhe toluene.

    Para se të blini manikyr herën tjetër, kushtojuni vëmendje përbërësve të tij dhe kujtohuni se shëndeti është në duart tuaja.

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...