Çfarë i ndodh organizmit nëse hani shegë në mëngjes?

spot_imgspot_img

Shega është një nga ushqimet më të shëndetshme për organizmin.

Antioksidantët tek shega mbrojnë shëndetin e zemrës dhe luftojnë radikalet e lira që shkaktojnë dëmtim të rëndë qelizor.

Shega është një frut që rekomandohet për uljen e tensionit të gjakut dhe kolesterolit të keq.

Ajo gjithashtu parandalon sëmundjet si anemia.

Shega ndihmon të mbani nën kontroll problemet e moshës siç janë rrudhat dhe u jep njerëzve një lëkurë mjaft rinore plot shkëlqim.

Ky frut i parajsës lufton simptomat e depresionit sidomos tek gratë.

Nga ana tjetër, shega ndihmon me tretjen. Ajo e mban sistemin tretës të shëndetshëm për shkak të nivelit të lartë të fibrave.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ngrënia e një shege çdo ditë është alternative e duhur për të marrë fibër sepse një frut plotëson 45% të dozës së rekomanduar ditore.

Shumë njerëz e hanë shegën me stomak bosh megjithatë organizmi i çdo individi është krejt unik.

Në stomak gjenden miliarda mikroorganizma.

Numri dhe lloji i tyre është në varësi jo vetëm të organizmit por edhe ndërveprimit me ushqimet.

Për më tepër, stili i ushqyerjes, shëndeti, metabolizmi e të tjerë kanë një rol ndikues në përthithjen e vlerave të shegës.

Ky rregull vlen sidomos për rastet kur ajo konsumohet me stomak bosh.

Ekspertët rekomandojnë që njerëzit që e hanë shegën me stomak bosh duhet të tregohen vigjilentë ndaj efekteve të mundshme anësore.

Vigjilenca është e nevojshme sepse efektet anësore mund të shfaqen dy deri në tre ditë pas ngrënies.

Për këtë arsye, rekomandohet që njerëzit që duan ta hanë shegën me stomak bosh duhet ta nisin këtë traditë me hapa të ngadaltë.

Shega si edhe shumë fruta të tjera përmbajnë shumë sheqer.

Për pasojë, diabetikët duhet të tregojnë shumë kujdes me shegën dhe sasinë e konsumuar.

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Sallatë verore me qiqra, domate dhe kastravec: drekë e shpejtë në 15 minuta

Një recetë e shpejtë dhe e freskët për drekë: sallatë me qiqra, domate dhe kastravec që përmbush parimet e një diete të shëndetshme dhe udhëzimet bazë të higjienës ushqimore.

Flokët pas diellit dhe pishinës: 5 hapa për më pak tharje dhe këputje

Pas plazhit apo pishinës flokët shpesh duken të tharë dhe të brishtë. Ky artikull ofron pesë hapa praktikë, të bazuar në udhëzimet e dermatologëve, për të zvogëluar tharjen dhe këputjen pas ekspozimit ndaj diellit dhe klorit.

Horoskopi ditor, 17 gusht 2026: Si nis java për shenjën tuaj

Horoskopi ditor për 17 gusht 2026: dashuria, puna, paratë dhe mirëqenia për të 12 shenjat e zodiakut.

Nadja Räss fiton Çmimin e Madh Zviceran të Muzikës 2026

Jodlerja dhe pedagogia Nadja Räss është fituese e Çmimit të Madh Zviceran të Muzikës 2026. Rrugëtimi i saj lidh traditën alpine me edukimin, skenën bashkëkohore dhe trashëgiminë e UNESCO-s.