9.1 C
Priština
More

    Çfarë është Anhedonia dhe si mund të kuptoni se a jeni prekur nga ky çrregullim

    spot_imgspot_img

    Shumë mund të jenë të prekur por të mos e kuptojnë deri sa ajo të bëhet shumë e dallueshme.Anhedonia është paaftësia për të ndjerë kënaqësi dhe është simptomë e zakonshme e depresionit.

    Ajo gjithashtu mund të jetë e ndërlidhur me çrregullime të tjera mendore. Shumica e njerëzve e kuptojnë se çfarë ndjenje është kënaqësia, ata presin që gjëra të caktuara t’i bëjnë të lumtur.

    Disa e shijojnë të ngasin biçikletën, të dëgjojnë tingullin e detit, të mbajnë dorën me dikë etj, por disa njerëz humbin aftësinë për të ndjerë këto gjëra.

    Ka dy tipa kryesorë të Anhedonisë:

    Anhedonia sociale: nuk dëshironi të kaloni kohë me të tjerët.

    Anhedonia fizike: nuk ndjeni asgjë nga sensacionet fizike. Nuk iu pëlqen kontakti fizik, nuk iu kënaq ushqimi, vetë seksi mund të mos iu tërheqë.

    Anhedonia i bënë lidhjet familjare dhe shoqërore shumë të vështira, shkruan lajmi.net. Njerëzit bëjnë veprime sepse e dinë që në fund do të marrin kënaqësinë si shpërblim, por nëse ky shpërblim zhduket për juve, ju nuk do të keni motiv të bëni asgjë.

    Kjo gjithashtu mund të shoqërohet nga ankthi social. Ju keni frikë se nuk do të përshtateni, e sidomos kur takoni persona të rinjë.

    Anhedonia do të ndikoj rëndë edhe në lidhjet romantike. Edhe nëse keni ndjenja romantike për dikë, nuk do të ndjeni dëshirën që të kaloni ditën me ta ose të shkruani mesazhe me ta.

    Sigurisht, nëse juve nuk iu tërheqë as seksi, kjo do të godas vetëm më shumë lidhjen tuaj duke e bërë atë thuajse të pamundur.

    Personat që kanë Anhedoni, zakonisht izolohen në vete dhe kalojnë shumicën e kohës së tyre duke mos bërë asgjë dhe kanë emocione të zbehta për të gjithë dhe gjithçka, shkruan lajmi.net.

    Çfarë e shkakton Anhedoninë?

    Anhedonia është shumë e lidhur me depresionin, por nuk do të thotë patjetër të jeni me depresion që të keni mungesë kënaqësie. Anhedonia prekë edhe personat me sëmundje mendore si bipolariteti ose skizofrenia.

    Shkencëtarët mendojnë se Anhedonia është e lidhur ngushtë me aktivitetin e trurit. Ju mund të keni problem me prodhimin e dopaminës, që është kimikati që shkakton ndjenjën e kënaqësisë.

    Si trajtohet?

    Anhedonia është e vështirë për tu trajtuar. Nuk ka një mënyrë të qartë se si duhet të trajtohet por hapat e parë janë që të kuptohet çfarë është shkaktari, dhe të përqendrohet në trajtimin e problemit.

    Në këtë mënyrë si rezultat edhe Anhedonia zbutet. Në rastet kur shkaktar është depresioni, antidepresantët janë një metodë e mirë për të trajtuar Anhedoninë.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...