24.1 C
Priština
More

    Çfarë duhet të dini nëse vuani nga infeksionet urinare gjatë shtatzënisë?

    spot_imgspot_img

    Çfarë është cistiti gjatë shtatzënisë?

    Cistiti është një inflamacion i rrugëve urinare, i cili shkakton djegie dhe bezdi shumë të mëdha gjatë urinimit. Escherichia coli cistite është shkaktari kryesor i këtij problemi, i cili është një bakter që ndodhet në zorrët e organizmit dhe që në gjendje normale të florës bakteriale rri në gjendje “qetësie”.

    Përse prek më tepër gratë?

    Kjo ndodh sepse fshikëza e urinës tek gratë ndodhet shumë pranë zonës ku jeton ky bakter, por në të vërtetë shkaktar për shfaqjen e këtij infeksioni është edhe candida. Kjo sëmundje varet edhe nga kërpudha që zhvillohet në momentin që sistemi imunitar dobësohet. Infeksioni urinar (cistiti), nuk duhet nënvlerësuar në asnjë moment, kjo pasi mund të shkaktojë kontraksione në mitër si edhe probleme tek veshkat e gruas.

    Cilat janë simptomat?

    Një ndër shenjat më të shpeshta dhe të dallueshme është djegia gjatë urinimit, gjë e cila rrit nevojën për të urinuar, por ul sasinë e lëngjeve të dala jashtë trupit. Nëse cistiti ka prekur edhe veshkat gjatë urinimit do të vihet re edhe një gjakderdhje e lehtë, dhimbje si edhe temperaturë më të lartë se zakonisht. Është shumë e rëndësishme që gjatë shtatzënisë të kryhet analiza e urinës në mënyrë të rregullt (1 herë në muaj), kjo pasi cistiti në disa raste mund të jetë edhe asimptomatik (pa asnjë simptomë).

    Si ta trajtojmë?

    Mjeku do të jetë ai që do të bëjë përshkrimin e mjekimit në varësi të ecurisë së sëmundjes, megjithatë ju duhet të kujdeseni të pini sasi shumë të mëdha uji gjatë ditës. Gjithashtu duhet të mbani një higjienë shumë të mirë intime, duhet të urinoni në mënyrë të rregullt dhe të mos e mbani urinën në fshikëz për një kohë të gjatë, mbani nën kontroll konstipacionin duke ndjekur një dietë shumë të shëndetshme ushqimore.

    Çfarë duhet të konsumojmë?

    Jo vetëm në rast se do të vuani nga cistiti, por gjatë gjithë shtatzënisë duhet të konsumoni ushqime me sasi shumë të vogël kripe. Gjithashtu duhet të evitoni ushqimet pikante, kafenë, çokollatën, erëzat dhe sigurisht që pijet alkoolike. Këshillohet të konsumoni kos dhe drithëra, si dhe çaj brusnice.

    Marrë nga profili i Dr. Ahmet Payasil në facebook.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...