Çfarë duhet të dini gjatë blerjes së dyshekëve

Blerjes së dyshekëve duhet t’i qaseni me përgjegjësi, sepse kualiteti i dyshekut ndikon jashtëzakonisht shumë në kualitetin e gjumit.

Mesatarja e gjumit gjatë një dite është 7 orë, do të thotë një e treta e jetës. Pikërisht kjo gjë flet për rëndësinë e përzgjedhjes së dyshekut në të cilin flini. Pa marrë parasysh në përzgjedhjen e krevatit, kualiteti i dyshekut është ai që ndikon në kualitetin e gjumit. Prandaj, duhet me shumë përgjegjësi t’i qaseni blerjes së tyre.

Gjatë përzgjedhjes së dyshekut është e domosdoshme që në mënyrë të saktë të definoni gjatësinë, gjërësinë dhe lartësinë e krevatit. Për persona në moshë preferohet krevat më i lartë, lartësi e cila arrihet me vetë konstruksionin e krevatit ose me lartësinë e dyshekut. Kualiteti i konstrukcionit, si bazament i dyshekut, duhet të jetë i tillë që mos të shkaktojë zhurmë ose luhatje të krevatit, sepse mund të shkatërrojë kualitetin e gjumit. Gjatësia e dyshekut nuk duhet të jetë më e vogël se 200 cm, kur flasim për personat e rritur. Ndërsa 190 cm preferohet për personatë e vegjël. Për të gjithë personate me trup shumë më të gjatë se mesatarja, preferohet ndërtimi i dyshekëve sipas masës së tyre.

Pozita e njeriut në gjendje të shtrirë duhet të jetë e tillë që boshti kurrizorë të mbajë formën e natyrshme në formë të shkronjës “S”. Dysheku duhet të mundësojë që shpatullat dhe pjesa e legenit të trupit të fundosen më poshtë se sa pjesa tjetër e trupit. Është e rendësishmë që dysheku ta mbajë vazhdimisht trupin në këtë gjendje, sepse vetëm kështu do të parandalohen dhimbjet në kurriz dhe pjesë tjera të trupit.

Përzgjedhjen e dyshekut për krevat martesor preferohet të jetë i përbëra nga dy pjesë. Meqë bëhet fjalë për persona të peshës së ndryshme, është e pamundur që në një dyshek të kënaqen të gjitha nevojat e duhura për kualitet.

Dërrasat latofleks kanë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e kualitetit të gjumit. Pjesa e shpatullave dhe gjoksit duhet të ketë mundësi të ndryshimit të fortësisë. Pas disa ditëve të para nga blerja e dyshekut të ri, është mirë që t’i rregulloni dërrasat/mbajtëset e dyshekut. Mundësia për të rregulluar pjesën ku mbështetet koka dhe pjesën ku qëndrojnë këmbët, do të ndikojë shumë në kualitetin e pushimit dhe gjumit. Kjo është e një rëndësie të veçantë sidomos për personat e sëmurë të cilët shumicën e kohës e kalojnë të shtrirë në krevat. Mekanizmi duhet të jetë i tillë që me kalimin e kohës të mos shkaktojë dëmtimin e dyshekut gjatë lëvizjes. Supozohet se sejcili individ gjatë natës lëviz së paku 20 herë. Kështuqë kualiteti i dyshekut është ngushtë i lidhur edhe me qëndrueshmërinë e tij.

Gjatë përzgjedhjes së dyshekut është i domosdoshëm këshillimi me personat profesional, ndërsa pagesa e një shume më të madhë është investim kualitativ në shëndetin tuaj.