Ç’është anoreksia e intimitetit? Shenjat që ju dhe partneri/ja mund ta keni por nuk e dini

spot_imgspot_img

“Anoreksia e intimitetit” është një term i krijuar nga psikologu Dr. Doug Weiss për të shpjeguar pse disa njerëz “në mënyrë aktive mbajnë larg intimitetin emocional, shpirtëror dhe seksual”. Çështjet që lidhen me intimitetin emocional ose fizik mund të kenë një ndikim të madh te marrëdhëniet romantike. Të duash dikë, në fund të fundit, në përgjithësi do të thotë që dëshiron të ndash mendime, ndjenja dhe afeksion fizik.

Kur e doni partnerin/en por ndiheni të pasigurt nëse ata ende ndihen njësoj në raport me ju, marrëdhënia mund të fillojë të ndihet e zbrazët. Profesionistët e shëndetit mendor kanë korniza të ndryshme për të parë çështjet e intimitetit, por pak e njohin anoreksinë e intimitetit si një gjendje aktuale.

Shenjat e anoreksisë së intimitetit

Sipas Weiss, njerëzit me anoreksi intimiteti zakonisht:

  1. Mbajnë veten të zënë me kujdesin ndaj fëmijëve, detyrat shtëpiake, porositë, teknologjinë ose punën.
  2. Ju fajësojnë për humbjen e intimitetit në vend që të merren me sjelljet e tyre.
  3. Shmangin ta shfaqin dashurinë në mënyrën që partnerin/es i pëlqen.
  4. Ndalojnë së komplimentuari ose lavdëruari rregullisht.
  5. Nuk kanë fare interes për intimitetin fizik.
  6. Tregojnë pak interes për t’u lidhur në një nivel shpirtëror.
  7. Evitojnë të flasin për ndjenjat e tyre, duke e bërë të vështirë lidhjen në një nivel emocional.
  8. E trajtojnë partnerin/en si shok/shoqe dhome, jo në një nivel romantik.
  9. Kanë shpërthime zemërimi.
  10. Kritikojnë.

Shkaqet më të zakonshme:

– Trumat seksuale
– Varësia ndaj seksit
– Modele të dobëta
– Mungesë afrimiteti

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Yjet e mëngjesit — Horoskop argëtues për 12 shenja: dashuri, punë dhe mirëqenie

Një horoskop i lehtë dhe argëtues për 12 shenjat, me ide të shkurtra për dashurinë, punën dhe mirëqenien që mund t'ju frymëzojnë për një ditë më të qetë dhe më pozitive.

Argëtuese: Mbrëmje krijuese familjare me tregime dhe lojëra të bazuara në traditë — udhëzime praktike dhe bur

Udhëzues praktik për një mbrëmje krijuese familjare me tregime dhe lojëra të bazuara në traditë, me hapa për përgatitje, ide aktivitete dhe këshilla për burime të verifikueshme.

Dhoma‑e‑fjetjes: Dekor sezonale me ripërdorim — si të krijoni ambjent të ngrohtë me sende dhe tekstile familj

Si të transformoni dhomën e gjumit në një ambient të ngrohtë vjeshte duke ripërdorur tekstilet dhe sende familjare, me udhëzime praktike për pastrim, siguri dhe menaxhim të kimikateve.

Trupi-lekura | stil sezonal me rrobat që tashmë keni — si të theksoni lëkurën me shtresa dhe tekstura

Si të përdorni shtresat dhe teksturat që tashmë keni për të nxjerrë në pah lëkurën, duke përfshirë rol të flokëve dhe hapat e kujdesit për t’i mbajtur të shëndetshëm gjatë stinave me diell apo aktivitet në pishinë.