Ndoshta e merrni me mend nga emri, sidoqoftë, të qenit autoseksual do të thotë që tërhiqeni ose zgjoheni nga vetja.

Si të gjitha format e seksualitetit, kjo ndodh në një spektër. Disa mund ta përdorin termin në kontekstin e përvojave që kanë me veten, si për shembull masturbimi. Të tjerë mund ta mendojnë si një përcaktues të identitetit te tyre seksual. Ju mund të keni patur fantazi një herë për të bërë seks me veten ose mund të zbuloni se ndizeni më së shumti duke menduar për veten gjatë seksit – gama e spektrit është vërtet e gjerë.

Për disa, autoseksualiteti tingëllon narcisist, por nuk është kështu.

Narcizizmi dhe të kesh tendenca narcisiste është të mendosh se je i veçantë dhe e vë veten në vlerësim më të lartë se njerëzit e tjerë. Kur bëhet fjalë për seksin, njerëzit që janë narcistë priren të përqëndrohen më shumë në kënaqësinë që marrin dhe madje as nuk mund të mendojnë për personin tjetër në shtrat me ta. Ndërsa me njerëzit autoseksualë nuk ndodh kjo. Ata mund të jenë partnerë të mirë në shtrat dhe të sigurohen që personi tjetër po kënaqet po aq sa ata.

Nga ana tjetër, sigurisht, është e mundur të jesh autoseksual dhe narcist në të njëjtën kohë.

Si mund ta di nëse jam autoseksual?

Përsëri, autoseksualiteti ndodh në një spektër dhe mund të jetë e vështirë të zbatohen rregulla që përfshijnë të gjithë. Megjithatë, ka disa shenja që mund të jenë sugjerime se jeni autoseksual ose keni prirje autoseksuale:

– Ju tërhiqeni kryesisht nga vetja më shumë se të tjerët.

– Shikoni trupin tuaj dhe ndiheni të eksituar seksualisht.

– Preferoni të angazhoheni në masturbim sesa në marrëdhënie seksuale.

– Shpesh dëshironi veten më shumë se të tjerët seksualisht.

– Angazhoheni në fantazi seksuale dhe keni ëndrra seksuale për veten, më shumë sesa fantazoni për të tjerë.

– Mund të jeni sidoqoftë, në një marrëdhënie të suksesshme seksuale dhe romantike dhe dikë tjetër

Një element i autoseksualitetit mund të përfshijë dhe të qenit në kontakt me dëshirat tuaja. Ju e njihni veten më mirë dhe nëse jeni të hapur për të eksploruar dëshirat tuaja, e dini se çfarë ju pëlqen seksualisht më mirë se kushdo tjetër.

Po sikur partneri im të jetë autoseksual?

Nëse partneri juaj është autoseksual, kjo nuk do të thotë se nuk i pëlqen të bëjë seks me ju ose se nuk është i ndezur nga ju. Ata thjesht natyrshëm ndizen nga vetja.

Mund të nënkuptojë që atyre mund t’u duhet të shohin trupin e tyre për t’u zgjuar, por kjo nuk do të thotë se nuk ju dëshirojnë ju. Komunikimi është çelësi në mënyrë që ju të dy të gjeni mënyra për ta ndezur njëri –tjetrin. Disa gjëra që mund të ndihmojnë:

– Siguroni atyre një hapësirë për ta ndarë këtë pjesë të vetes.

– Mos i turpëro për identifikimin si autoseksual.

– Jini kureshtarë të mësoni më shumë se çfarë do të thotë të jesh autoseksual për ta.

– Kënaquni duke krijuar menunë tuaj seksuale dhe mësoni për preferencat seksuale të njëri -tjetrit.

– Jini të hapur për të eksploruar sesi duan të shprehen seksualisht.

Në fund të fundit, autoseksualiteti mund të jetë më i zakonshëm nga sa mendoni. Shumë seksologë bien dakord se në një farë mase, të gjithë jemi autoseksualë.

Burimi: Cosmopolitan