4.4 C
Priština
More

    Brusha e dhëmbëve nuk shërben vetëm për dhëmbë

    spot_imgspot_img

    Janë disa gjëra që i neglizhojmë rreth brushës së dhëmbëve. Larja e duhur e dhëmbëve duhet të jetë tre herë në ditë mirëpo edhe me dy herë mjaftohemi. Kontrollet e dhëmbëve duhet të bëhen çdo gjashtë muaj apo një herë në vit. Studimet klinike tregojnë se pastrimi i dhëmbëve me brushë nuk sjell përfitime vetëm tek buzëqeshja por edhe tek shëndeti juaj në përgjithësi.

    Ja disa nga përfitimet e larjes së rregullt të dhëmbëve me brushë:

    1. Ulë rrezikun e disa sëmundjeve

    Sipas disa studimeve, larja e dhëmbëve me brushë ka lidhje me këto sëmundje: sëmundjet e zemrës, diabeti, Sëmundja pulmonare obstruktive kronike dhe pneumonia. Larja e dhëmbëve shkakton ulje të rrezikut nga këto sëmundje.

    2. Parandalon lindjen e parakohshme

    U ndohmon femrave të mos kenë lindje të parakohshme si dhe foshnje me peshë të vogël. Studimet mjekësore treguan se femrat me gingitivis kanë më shumë rrezik në lindjen e parakohshme të fëmijëve/

    3. Ndihmon në dietë

    Larja me brushë ka ndikim mental në trurin duke i thënë se ngrënia mbaroi. Kjo ju ndihmon të luftoni nevojën që të hani përsëri para se të shkoni për gjumë.

    4. Parandalon Sindromin e Mosfunksionimit të Njohjes

    Larja e dhëmbëve me brushë ndihmon në parandalimn e kësa sëmundjeje që është e lidhur me sëmundjen e Alz`hajmerit.

    5. Mënjanimi i larjes së dhëmbëve nuk është në rregull

    Shpjegimi i zakonshëm nga ekspertët mjekësorë është se bakteria që shkakton gingivit është baktere orale që kombinohet me pllakën bakteriale, andaj nëse nuk i pastroni ato futen në enët e gjakut dhe mund të shkaktojnë që ato të ngushtohen, gjë që e pamundëson ereksionin normal. Një studim tjetër tregoi se larja e dhëmbëve do e rritë kualitetin e spermës, pasiqë meshkujt me gingivit kanë spermë më të dobët.

    Andaj mos harroni t`i lani dhëmbët me brushë çdo ditë!/kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...