Bebe Rexha e ashpër me ndjekësen e Twitterit

spot_imgspot_img

Tashmë thuajse të gjithë në botë janë të njohur me talentin e pakontestueshëm të shumë shqiptarëve, në veçanti të atyre që kanë korrur sukses jashtë vendit.

Artistet me nam botëror si: Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha e Ava Max, janë dëshmia më e mirë që edhe nëse vini nga një vend i vogël e jeni rritur si i huaj në një shtet tjetër, ju mund të arrini gjëra të mëdha.

E duke qenë se shumë shqiptarë kanë arritur një sukses të tillë kaq të madh, të shuma mund të jenë rastet kur të huajt nga rajoni apo edhe më gjerë të shprehin zili për sukseset e tyre.

Një gjë e tillë ka ndodhur së fundmi me një ndjekëse në Twitter, të quajtur Bethany Joan, e cila në një status të bërë në këtë rrjet social, ka akuzuar vajzat shqiptare se kanë paguar shuma të majme parash për t’u bërë pjesë e top-listave muzikore dhe për të depërtuar në tregun muzikor ndërkombëtar.

“Ju mund të keni vërejtur një shpërthim të pazakontë dhe të papritur të yjeve të popit shqiptar që kishin një shtyrje të jashtëzakonshme në skenën kryesore të Top 40 në territoret e ShBA-së dhe Evropës. Këta artistë përfshijnë: Dua Lipa, Bebe Rexha, Ava Max, dhe Rita Ora. Shuma të mëdha parash për t’i bërë ato gjëra të ndodhin. Pse?”, shkroi përdoruesja e rrjetiti social Twitter.

Në një status tjetër, po e njëjta publikoi një fotografi të përbashkët të katër vajzave artiste dhe një tjetër të dy djemve me maskë me simbolet kombëtare, duke shkruar në mbishkrimin e saj: “Rritja e papritur e yjeve të muzikës pop dhe lidhja e tyre me mafian shqiptare”.

E revoltuar nga ajo çfarë mesa duket rastësisht pa, artistja shqiptare me famë ndërkombëtare Bebe Rexha, nuk mundi të durohej pa iu kundërpërgjigjur ndjekëses, duke ironizuar me faktin se si dikush mund të mendojë që tregu i huaj arrihet nëse vetëm ke para.

“Sinqerisht kjo është aq budallallëk. Po ashtu nëse e gjeni “numrin e mafias” që thoni se na bëri të famshëm a do të ma dërgoni edhe mua? Unë kam një këngë solo të re që do të dalë së shpejti. Ndoshta ata mund të ndihmojnë dhe “të më blejnë një hit” siç pretendon ti. Shumë për të qeshur. Mos e anashkalo atë që femrat shqiptare kanë punuar shumë për këtë”, ka qenë kundërpërgjigja e Bebe Rexhës për ndjekësen.

Kujtojmë që Rita, Dua, Bebe Rexha dhe Ava Max kanë cituar gjithnjë me krenari origjinën e tyre shqiptare dhe realizojnë vizita sa herë që munden në tokën e tyre amë.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Supë familjare e thjeshtë me perime sezoni — recetë dhe këshilla për drekë të shpejtë

Recetë e thjeshtë për supë familjare me perime sezoni, përgatitur shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Përmban udhëzime për përbërës, përgatitje, këshilla ushqimore dhe higjienë në kuzhinë.

Shëndeti | Gruaja: simptomat e zakonshme dhe kufijtë kur duhet kërkuar kujdes mjekësor

Udhëzues i drejtëpërdrejtë mbi simptomat që gratë zakonisht vërejnë, sinjalet që nuk duhet injoruar dhe kufijtë se kur duhet kërkuar kujdes mjekësor, me këshilla parandalimi.

Horoskopi i ditës (argëtim) 19.09.2026 — 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie

Horoskopi argëtues i ditës për 19 shtator 2026: një përmbledhje e shpejtë për dashuri, punë dhe mirëqenie për çdo shenjë. Lexoni më poshtë për sugjerime të përgjithshme dhe ide të thjeshta argëtuese.

Udhëtime — Ekskursion familjar njëditor në Kosovë: itinerar me lojëra edukative dhe piknik miqësor për fëmijë

Udhëzues praktiko-ideativ për një ekskursion njëditor familjar brenda Kosovës: si ta planifikoni, çfarë të merrni me vete, lojëra edukative për fëmijë dhe këshilla për sigurinë e kalimin e kufirit dhe procedurat doganore.