Atmosfera vjeshtore në shtëpi, e theksuar me aplikimin e ngjyrave tipike dhe të frutave, do ta mbushë shtëpinë tuaj me ngrohtësi e posaçërisht do të përmirësojë disponimin në te!

Vjeshta është e pasur dhe luksoze, e si e tillë është edhe inspiruese për rregullim të enterierit. Ndjesia më e fortë gjatë vjeshtës është përmes paletës shumëngjyrëshe, e cila shtrihet nga e gjelbërta, e verdha, kuqja, portokalli e deri tek ngjyrat e çelëta. Transferimi i lojërave në ngjyra, të shkaktuara në natyrë, në gjirin familjar fusin harmoni dhe mirëkuptim, të cilat bindshëm ndikojnë në relaksim dhe disponim të mirë. Ngjyrat vjeshtore mes vetes përmbushen dhe kështu paleta shumëngjyrëshe nuk nxit kaos, por qetësi të këndshme për syrin.

Mënyra më e thjeshtë për të arritur relaksimin vjeshtor është dekorimi i shtëpisë me fruta të vjeshtës, si gështenja, misër, kunguj, më pas aranzhmane të degëve të thata dhe të gjetheve shumë ngjyrëshe. Motivet e natyrës e pasurojnë dhe e përmbushin ndjenjën që natyra është rreth nesh dhe brenda nesh. Këso lloj dekorimesh janë të rekomandueshme për të gjitha hapësirat – nga kuzhina, dhoma e ditës deri tek dhoma e gjumit e tualetet. Dekorimin e dhomës së fëmijëve le ta bëjnë vetë ata. Atyre, i gjithë ky proces duke filluar nga mbledhja e frutave të vjeshtës deri tek ndërtimi i dekorimeve për dhomë, do t’u duket i veçantë, ndjenjë për të cilën edhe shumë gjatë do të flasin.

Vjeshta ka qenë gjithmonë inspiruese për artistët të cilët kreativitetin e tyre e kanë shfaqur duke pikturuar, duke bërë skulptura e sende dekorative si vazo, pjata, qypa etj. Sendet dekorative dhe fotografitë me motive vjeshte, në mënyrë ideale do të përputheshin në pjesën e hyrjes në shtëpinë tuaj, dhomën e ditës apo edhe tek trapezaria. Thjesht dhe shpejt do të fusni atmosferë vjeshtore përmes detajeve, të cilat lënë gjurmë të fuqishme në ndjesinë e gjithë hapësirës.

Me përzgjedhjen e materialeve do të theksoni atmosferën e dëshiruar në hapësirë. Ato duhet të jenë të buta dhe të këndshme në prekje dhe domosdoshmërisht në paletë me ngjyrat vjeshtore. Mbulesat për ulëset, për karrige më pas jastëkët dekorues me motive diskrete të bimëve nga shtoftë dekorues apo nga kadifeja do të ishin përzgjedhje adekuate për përhapje të atmosferës vjeshtore në shtëpi.

Me këtë përvojë do të fitoni kontakt vizual dhe sensual, që do ju sjellë relaksim dhe disponim të mirë. Perdet duhet të jenë të lehta dhe transparente të përçajnë ngjyrat e vjeshtës, e anësoret plotësojini me materiale dekorative të rënda dhe të trasha. Këto gjithsesi duhet të jenë në nijansë më të errët dhe më të theksuar, e cila do të jetë në përputhshmëri me materialet tjera dekorues në hapësirë. Mund të kombinoni mostra të ndryshme dhe të dimensioneve të ndryshme, me motive bimësh apo gjeometrike ose nijansa të ndryshme të materialeve një ngjyrëshe. Materialet e njëjta mund ti përdorni edhe për dekorimin e mureve, të cilat do ti përdorni me frutat e thata të vjeshtës. Këto janë ideale për shtëpi në të cilat mbizotërojnë ngjyrat e ftohta si e kaltra e çelët, gjelbra apo vjollca.

Atmosferë të vërtet vjeshtore do të sjellë edhe ndonjë element me motive drurin në enterier. Gjithashtu nuancat e ngjyrave të çelëta të cilat përputhen shkëlqyeshëm me gjësendet tjera që i përkasin vjeshtës, me praninë përmes materialeve, detajeve dekorative, të tepihëve dhe mureve. Mobiliet e drurit krijojnë ambient të ngrohtë dhe të këndshëm, ndërsa renditja me stil është gjithmonë në trend. Atmosferën romantike vjeshtore do ta theksoni me elemente rutikale, të cilat mund të jenë të pranishme përmes detajeve apo nga trajtimi i hapësirës në përgjithësi.

Vjeshta është inspiruese dhe në çdo kënd ndikon veçanërisht. Pikërisht për këtë, dorëzojuni magjisë së saj, lironi imagjinatën dhe kreativitetin dhe filloni të krijoni atmosferë vjeshtore edhe në shtëpinë tuaj!

kosovarja.ch