Analizat që duhet ti bëni kur planifikoni shtatzëninë

spot_imgspot_img

Analizat e gjakut për sëmundje gjenetike – Në qoftë se po planifikoni të bëheni me fëmijë mjekët rekomandojnë të merrni në konsideratë të bëni analizat e gjakut për çrregullimet gjenetike si Fibroza cistike apo Tay-Sachs.

Testi i glukozës – Pacientët me diabet kanë një rrezik të shtuar të rritjes së fetusit të tepërt gjatë shtatzënisë, si dhe të kenë një fëmijë me nivel shumë të ulët të sheqerit në gjak pas lindjes.

Kjo është arsyeja pse, nëse jeni mbipeshë ose mendoni se mund të keni diabet, është e rëndësishme të merrni në konsideratë një test glukoze përpara se të planifikoni shtatzëninë.

Testi i tiroides – Një ndër testet e rëndësishëm që duhet të bëni patjetër para shtatzënisë është testi gjëndrës tiroide. Nëse vuani nga hipotiroidizmi dhe trupi juaj nuk prodhon mjaftueshëm hormonin e tiroides që i nevojitet për zhvillimin normal të fetusit, ai mund të ketë probleme me rritjen.

Pap testi – Pap-testi është procedurë për të testuar ndryshimet kanceroze të qafës së mitrës. Përfshin marrjen e qelizave prej qafës së mitrës, në sipërfaqen e jashtme të saj, në kanalin e qafës së mitrës si dhe muret e sipërme të vaginës.

Testi i klamidias – Gratë mbi moshën 25 vjeçare duhet të kontrollohen për klamidia çdo vit, pasi ajo mund të shkaktojë dhëmbëza në tubat fallopiane duke e bërë të vështirë për të mbetur shtatzënë më vonë.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hidratimi në ditët e nxehta

Plan i thjeshtë për pije dhe vakte që freskojnë trupin në vapë: sa, kur dhe çfarë të pish, plus ide gatimi të lehta për familjen.

Shtresa dhe materiale për motin e ndryshueshëm

Shtreso me zgjuarsi: udhëzues praktik për materiale dhe kombinime që të mbajnë rehat kur moti ndryshon gjatë ditës, nga Kosova në Zvicër.

Panna cotta për 4 persona

Panna cotta me vanilje për 4 persona, me sasi të sakta, hapa të qartë dhe këshilla sigurie, ruajtjeje dhe servirje me fruta sezonale.

Dashuria në familje pa telefona

Një guidë e ngrohtë dhe praktike për të krijuar momente pa telefona që forcojnë lidhjet familjare – me rregulla të thjeshta dhe ide të zbatueshme.