Amerikanët kanë filluar të trajtojnë kancerin me këtë lloj erëze!

Në këtë mënyrë, qelizat kancerogjene fillojnë të sulmojnë dhe shkatërrojnë njëra-tjetrën, ndërsa kjo lloj erëze ndihmon në zbutjen e të vjellurit dhe dhimbjeve për pacientët që i nënshtrohen kimioterapisë.

Xhenxhefili gjatë kohë përdoret për trajtimin e inflamacionit dhe të përzierave, por rezultatet që janë prezantuar në ligjëratën e Shoqatës Amerikane për hulumtim të kancerit, tregojnë se gjatë përdorimit të pluhurit të xhenxhefilit për qëllime shëruese ndaj qelizave kancerogjene, ato zhduken plotësisht pas ekspozimit ndaj këtij përbërësi.

Me prezencën e xhenxhefilit, qelizat kancerogjene sulmojnë njëra-tjetrën dhe kjo quhet autophagy. Xhenxhefili konsiderohet si një ilaç i mrekullueshëm për personat që i nënshtrohen kimioterapisë, sidomos gjatë vjelljes apo ë përzierave.

Një tjetër studim tregon se xhenxhefili ka aftësinë të luftojë kundër kancerit ovarian: “xhenxhefili pengon rritjen dhe sekretimin e faktorëve endogjen në qelizat e kancerit ovarian. Përdorimi i substancave dietike, të tilla si xhenxhefili, kanë potencial në trajtimin dhe parandalimin e kancerit ovarian.”

Vlera e xhenxhefilit, siç pohojnë ekspertët, gjendet në përmbajtjen e substancave aktive që kanë efekt analgjezik, qetësues, antibakterial dhe në uljen e temperaturës. Konsumi i xhenxhefilit shëron çrregullimet në lukth dhe zorrë që rezulton nga të përzierat apo shtatzënia.

Njëkohësisht, xhenxhefili nuk ka efekte të padëshirueshme anësore, të tilla si p.sh. përgjumje apo letargji e cila ndodhë si rezultat i konsumit të preparateve farmaceutike. Lehtëson tretjen (stimulon peristaltikën dhe sekretimin e lëngut të stomakut) dhe vepron kundër spazmave dhe ngërçeve gastrointenstinale. Xhenxhefili përdoret edhe për të përforcuar oreksin.

ka gjithashtu efekt parandalues kundër sëmundjeve infektive si antiseptik, stimulon sekretimin e mukusit dhe në këtë mënyrë lehtëson kollën dhe dhimbjet në fyt. Vepron edhe si anti-inflamator, kundër artritit reumatoid, si antikoagulant, ndikon në funksionimin e mëlçisë, ul kolesterolin, ndihmon në migrenën si dhe llojet tjera të kokëdhembjeve.

Për më tepër, xhenxhefili ul temperaturën trupore. Vepron si antioksidant apo kundër efekteve të dëmshme të radikaleve të lira, por edhe kundër kancerit dhe arteriosklerozës.

Xhenxhefili mund të përdoret në sasi të pakufizuar si erëz në ushqim, lëng ose çaj në pije. Si lloj erëze është i pranishëm në të gjtiha dyqanet, ndërsa si rrënjë mund ta kërkoni në shitoret ku ofrohet vetëm ushqim i shëndetshëm.

kosovarja.ch