Qebapat, byreku, flija e shumë ushqime të tjera tradicionale nga trojet shqiptare, I janë prezantuar botës.

Këtë e ka mundësuar këngëtari shqiptar me famë botërore, Action Bronson, përmes emisionit të tij “F**k that’s delicious” e që epizodi i fundit u quajt “Nga Kosova me dashuri”.

Këngëtari, emri i vërtetë i të cilit është Arian Asllani, ka arritur të përmbledhë shumë gjëra nga Prishtina dhe Shkupi, duke përfshirë edhe vizita familjare, me të cilët ka gatuar.

Në xhirime merr pjesë edhe këngëtarja Dua Lipa dhe kryetari Shpend Ahmeti.

Emisioni është realizuar gjatë qëndrimit të Action Bronson në Kosovë, kur kishte performuar në “Sunny Hill Festival”.